12.8 C
Tetovo
E diel, 26 Maj, 2024
BallinaLajmeShaqiri: Të zgjerohen hapësirat në sh.f. “Njegosh”, MASH do të financojë! Nëse...

Shaqiri: Të zgjerohen hapësirat në sh.f. “Njegosh”, MASH do të financojë! Nëse nuk duan zgjidhje, do t’i merren kompetencat komunës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se brenda javës do të zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë të klasës së VI në sh.f. “Njegosh” të Idrizovës, shkruan TV21. Shaqiri tha se nëse ka nevojë, do të zgjerohen hapësirat, për çka financues do të jetë MASH, në të kundërtën Shaqiri tha se i bie që personeli në asnjë mënyrë nuk do që nxënësit shqiptarë të vazhdojnë mësimin nga klasa e VII në gjuhën e tyre amtare.

“Apeli im deri tek komuna, deri tek shkolla, nëse thuan se nuk ka hapësira. Hapësirat janë mundësi që krijohen. Nëse nuk ka hapësira, le të zgjerojnë hapësirat ekzistuese, ne si Ministri po mbështesim financimin e atyre hapësirave, nëse në të kundërt nuk duan projekt për hapësira ekzistuese, i bie që në cilëndo formë nuk duan që të realizohet mësimi nga klasa e VII”, tha mes tjerash Shaqiri.

Shaqiri tha se brenda javës do të ndajë detyrimet konkrete për komunën dhe shkollën dhe se nëse nuk përfillen këta kërkesa, do t’i merren kompetencat komunës së Gazi Babës.

“Nëse nuk do të përfillet asnjë gjë, atëherë e fundit do të jetë…do të shohim mundësi tjetër, për të gjetur një person tjetër që do të marrë obligimet dhe do të zbatojë atë të cilin i takon ligji”, tha mes tjerash Shaqiri./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments