10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeSërish dështon përkthimi shqip-maqedonisht! Ministrja e Kosovës, Nagavci, detyrohet të flas në...

Sërish dështon përkthimi shqip-maqedonisht! Ministrja e Kosovës, Nagavci, detyrohet të flas në anglisht

Ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Pas takimit me ministren e Arsimit dhe Shkencës në vendin tonë, Milla Carovska, të dyja ministret iu drejtuan mediave. Nagavci iu drejtua gazetarëve në shqip, por me përkthimin pati telashe.

Nikoqirët e ngjarjes Milla Carovska dhe zv/ministri  Arafat Shabani nuk kishin siguruar një përkthyes adekuat shqip-maqedonisht, prandaj ministrja Nagavci u detyrua të flas në anglisht.

Personi që mundohej ta përkthente ministren e Kosovës u vu në siklet, e bashkë me të edhe ministrja Milla Carovska.

Një situatë të tillë pati edhe para katër muajve me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në një forum ekonomik kur përkthyesi interpretonte me vonesa dhe shkurtim të fjalive, me çka kishte reaguar  kryeministri Zaev, e më pas edhe vetë Rama.

Ndryshe takimi mes dy homologeve Carovska-Nagavci u zhvillua për të shkëmbyer përvoja dhe për të thelluar bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në sferën e arsimit dhe shkencës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments