11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeDi Velt: BE-ja të mos e gënjejë Ballkanin Perëndimor, Borel kërkon nga...

Di Velt: BE-ja të mos e gënjejë Ballkanin Perëndimor, Borel kërkon nga Bullgaria që ta ndryshojë sjelljen ndaj Maqedonisë

Reagime dhe komente të shumta pas Samitit për Ballkanin Perëndimor që u mbajt të mërkurën në Bërdo te Kranji, veçanërisht për shkak të faktit se ai nuk solli asnjë perspektivë për të ardhmen e rajonit në BE-në. Gazeta prestigjioze gjermane Di Velt në një artikull shumë qartë e përshkruan gjendjen në lidhje me zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Gabim serioz është që të premtohet se do t’i kyçin, pritshmëri të mëdha që nuk mund të realizohen dhe BE-ja ka për detyrë që ta tregojë të vërtetën për të mos shkaktuar zhgënjim, shkruan gazeta.

“BE-ja duhet të ndalet të gënjejë veten për Ballkanin Perëndimor dhe në vend që në mënyrë artificiale ta mbajë iluzionin për aderim, duhet në mënyrë të qartë t’i tregojë rajonit se nuk do të ketë anëtarësim të plotfuqishëm. Një gjë është e sigurt – evropianët e prishën zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor. Por për këtë nuk është përgjegjës vetëm Brukseli por edhe vendet kandidate”, shkruan Di Velt.

Më tutje thuhet se rajoni duhet të fokusohet në krijimin e tregut të përbashkët.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor të zhvillojnë vullnet autoktone për reforma dhe pajtim, në vend të fiksohen në anëtarësimin e ardhshëm në BE-në”, shkruan më tej gazeta.

Me paralajmërim se Ballkani Perëndimor mund të bjerë nën ndikime të tjera, doli edhe nënkryetari i Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për Punë të Jashtme, Zhozep Borel. Përmes mesazhit të shefit të diplomacisë evropiane, të cilin e dërgoi nga Forumi në Madrid, kërkohet që Bullgaria ta ndryshojë sjelljen e saj.

“Mendoj se Bullgaria duhet të tregojë më shumë fleksibilitet në lidhje me këtë problem i cili paraqet pengesë për start të negociatave, jo vetëm me Maqedoninë e Veriut, por edhe me Shqipërinë. Këto dy vende i kanë kryer detyrat dhe janë të gatshme për procesin e negociatave. Bullgaria duke e paralizuar procesin e të dyja vendeve, ka shkaktuar një gjendje pakënaqësie dhe zhgënjimi për shkak të mungesës së perspektivës. E gjithë kjo mund të bëjë që vendet e rajonit të fillojnë të mendojnë edhe për alternativa”, vlerëson Zhozef Borel, nënkryetar i Komisionit Evropian.

Të mërkurën në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Bërdo të Kranjit, 27 liderët e BE-së nuk arritën konsensus rreth kërkesës së Sllovenisë – që vendet e rajonit të anëtarësohen në Union deri në fund të vitit 2030. Në këtë Samit ishte siguruar se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments