16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme(VIDEO) VAZHDOJNË PROTESTAT E PRINDËRVE TË NXËNËSVE TË VIZBEGUT

(VIDEO) VAZHDOJNË PROTESTAT E PRINDËRVE TË NXËNËSVE TË VIZBEGUT

Moti me shi nuk i pengoji as sot banorët e lagjes Vizbeg për të vazhduar protesten e tyre, të cilët në të katërtën ditë me radhë bllokojnë udhkryqin e parë që të dërgonë në komunën e Shutkës.

Ata kërkojnë transport për fëmijët e tyre të cilët mësojnë në shkolla të ndryshme,  ku u duhet të bëjnë rrugë 4 deri në 5 kilometra.  E gjithë kjo ndodhë pershkak se në lagjen Vizbeg mungon shkollaa, gjë e premtuar disa vite me radhë.

Nebi ibrahimi protestues dhe banor i kësaj lagje për televizionin Shenja shprehet se nuk po del askush që t’i përkrahë, por ata do të vazdhdojnë pretestat deri sat ë zgjidhet problem I tyre.

NEBI IBRAHIMI, PROTESTUES

Ne do të vazhdojmë protestën deri në fundë të zgjedhjës së problemit të fëmijeve shqiptar. Deri sot askush nuk na kontaktuar, nuk bëehët i gjallë askush as një deputet shqiptarë e as nga komuna.Gjithë keto që jemi,  do të shkojmë te komuna e Butelit dhe nëse nuk na përgjigjet kryetari do të kthehemi dhe  do të organizojmë protestat në vijim.

Ndërsa një tjetër banorë i lagjes Vizbeg përgenjështon  kryetarin e komunës së Butelit Velimir Smilevski i cili   në një debatat televiziv dekalronë se këta janë të iniciuar nga njdonjë parti politike,

BANOR I VIZBEGIT

“Të gjithë këto qe jemi këtu nga ndoshta ndonjë ngjyrë partiake, ka BDI ka ALEANCË ose naj parti tjetër, por asnjëri këtu nuk është me ngjyr partiake, gjithë jemi këtu për të vetmin qëllim se Vizbegi ka 1400 fmi, mësojnë në tri komuna edhe kërkush për ata fëmijë nuk interesohet që skanë as shkollë as transport”.

BANOR I VIZBEGIT

“Taksa pagues jemi të gjithë banorët shqiptarë a kurse për interesim të popullatës shqiptare që mbanë lagjja e Vizbegut ne jemi të larguar jashtë shtetit dhe kërkush nuk interesohet për neve”.

Protestuesit e lagjës Vizbeg nuk janë për të bojkotuar mësimin sepse me gjitha sakrificat e tyre vazhdojnë ti dërgojnë femijët e tyre në shkolla të ndryshme. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments