3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeDAP alarmon: 14.829 të punësuarve nuk u janë paguar rroga

DAP alarmon: 14.829 të punësuarve nuk u janë paguar rroga

Deri më 4 tetor të këtij viti 5.713 kontraktues nuk kanë paguar pagat ndaj 14.829 të punësuarve. Këtë e bëri të ditur drejtoresha e Drejtorisë për të hyrat publike Sanja Llukarevska, e cila paralajmëroi masa ndaj kompanive.

“Të gjith këtyre obliguesve u janë dërguar vërejtje dhe në përputhje me kalendarin e aktiviteteve, sot ose ditën e parë të punës pas festës, do të vendosen bllokime. Është realizuar pagesë e detyrueshme ndaj të gjitha kompanive të cilat e kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore.”, tha Sanja Llukarevsks, DAP. Njëherit Llukarevsks bëri të ditur se nga fillimi i vitit deri në gusht, janë kryer 1.876 kontrolla të donacioneve dhe kontributeve, me çrast janë konstatuar parregullsi në 836 kontrolle.  

“Për dhënien apo jo të kuponëve fiskal në tër vendin, në tetë muajt e parë të vitit janë kryer 1.729 kontrolle mbi bazën e kontrollit për regjistrimin e pagesës me para në dorë nga të cilat te 1.266 u konstatuan parregullsi ndërsa te 463 nuk u gjetën parregullsi.”, tha Llukarevsks. 

Poashtu nga 365 kontrolle mbi bazën e tatimit në fitim janë konstatuar parregullsi te 44 përqind e kontrolleve, bëri të ditut Llukarevska, sipas të cilës nga të gjitha kontrollet keqpërdorimet kapin shumën prej një miliard denarë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments