15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeSerbia drejt blerjes së 12 avionëve luftarakë nga Franca, detaje nga marrëveshja

Serbia drejt blerjes së 12 avionëve luftarakë nga Franca, detaje nga marrëveshja

Serbia do të blejë 12 avionë luftarakë nga Franca. Shifra është publikuar nga ministria e mbrojtjes së Serbisë. Ndërkohë që në Beograd ka nisur debati lidhur nëse kjo marrëveshje do të dëmtojë aleancën me Rusinë, vendi ku Serbia ble rregullisht armatime.

Detaje të reja janë zbuluar për avionët ushtarakë që Serbia do të blejë nga Franca. Pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se në dy muajt e ardhshme do të firmoset marrëveshje, ministria e mbrojtës në Beograd ka konfirmuar detaje teknike.

Sipas ministrisë, në total do të blihen 12 avionë lufte të markës franceze ‘Rafale’, të cilët do të jenë pjesë e flotës ajrore serbe. Kompania që prodhon këta avionë është franceze dhe teknologjia e përdor është një bashkëpunim franko-britanik. Ky model avionësh është i ngjashëm me avionët gjerman “Tajfun” të cilët kanë një kapacitet të madh luftimi.

Vlera e një avioni francez llogaritet deri në 100 milionë dollarë. Në total Serbia pritet të paguajë më shumë se 1.2 miliardë euro për kompaninë franceze që do të prodhojë avionët. Buxheti vjetor i mbrojtjes në Serbi llogaritet në vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe blerja e avionëve pritet të jetë investimi më i madh i dekadave të fundit.

Sipas të dhënave jo zyrtare, Serbia ka një florë ushtarake prej rreth 100 avionësh të tipeve të ndryshme dhe një personel që arrin në rreth 3 mijë ushtarakë aktivë.

Por opozita serbe e cilëson blerjen e avionëve si një tradhti. Serbia pretendon se do të ruaj pozicionin e një vendi neutral duke mos u bërë pjesë e NATO-s. Sipas opozitës, blerja e avionëve nga Franca është shkelja e parimit të neutralitetit duke marrë teknologji të NATO-s. Deri më sot, Serbia ka blerë rregullisht armatime të rënda nga Rusia dhe Kina.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments