9.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionSenatori amerikan: Ne më shumë se asnjë shtet tjetër jemi përgjegjës për...

Senatori amerikan: Ne më shumë se asnjë shtet tjetër jemi përgjegjës për ekzistencën e Kosovës

Senatori Chris Murphy në intervistën për Atlantic Council kërkon rikthimin në agjendë të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është e nevojshme që liderët të bëjnë lëshime. Të formohet sa më parë Asociacioni, nuk ka asnjë arsye përse të mos krijohet menjëherë. Kryeministri Kurti ka pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur një draft. Serbia të mos e pengojë Kosovën për njohjet ndërkombëtare. Këto nuk janë pengesa të pakalueshme,” pohoi Senatori.

Ai bëri me dije se këtë javë do të telefonojë edhe Presidentin Vuçiq për t’i kërkuar atë që i tha Kryeministrit Kurti, që të lënë mënjanë dallimet dhe të rikthehen në dialogun e normalizimit.

Senatori demokrat nga Connecticut, ku gëzon edhe mbështetjen e diasporës shqiptaro-amerikane, sqaron pozicionin e Shteteve të Bashkuara në lidhje me kritikat për një qëndrim jo të barabartë për situatën në veri, ku u fajësua Kosova dhe vendimi i Albin Kurtit per të dërguar kryetarët e rinj në godinat e komunave.

“Askush të mos ketë iluzionin se Kosova dhe SHBA nuk janë ngushtësisht të lidhura. Ne, më shumë se asnjë shtet tjetër, jemi përgjegjës për ekzistencën e Kosovës dhe kemi siguruar miliarda dollarë nga taksat amerikane dhe mijëra trupa amerikane për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës. Por ndonjëherë miqtë duhet t’u dërgojnë mesazhe të vështira miqve të tyre,” shtoi Murphy.

Ai vazhdoi më tej se “veprimet që përshkallëzuan krizën në veri u kryen nga Prishtina. Vendimi për dërgimin e kryetarëve të komunave në godina pas zgjedhjeve ku mori pjesë vetëm 3% e elektoratit ishte një akt provokativ i panevojshëm dhe unë apo liderë të tjerë amerikanë do t’i themi gjërat siç janë”.

Senatori Murphy shtoi se ka shumë kritika edhe për qeverinë serbe.

“E kam shprehur publikisht zhgënjimin tim për mosbashkimin e Serbisë me sanksionet kundër Rusisë. Vazhdimisht qeveria serbe ka ndërmarrë akte në veri të Kosovës që e kanë dekurajuar paqen. Por ajo çfarë ndodhi përpara tre javësh nuk kishte pse të ndodhte dhe nëse Prishtina do të merrte një vendim tjetër, ndoshta tani do të ishim duke zbatuar pikat e marrëveshjes.”

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare për protestat në Beograd dhe besueshmërinë e presidentit serb pas artikullit të New York Times që e lidhte me huliganët në Serbi, Senatori Murphy u përgjigj se ka folur me Vuçiq për dobësimin e demokracisë në Serbi, për mungesën e pavarësisë së medias dhe se është i shqëtësuar për të ardhmen e vendit, në rast se nuk ekziston një media e lirë për t’i kërkuar llogaridhënie qeverisë dhe nëse nuk ka një opozitë që t’i parashtrojë një zgjedhje të vërtetë serbëve.

“Me sa kam parë, qeveria nuk ka ushtruar forcë për të thyer protestat. Dua të sigurohem që Serbia do të mbetet një vend demokratik, një shtet ku votuesit zgjedhin me votë liderët që i udhëheqin dhe të ardhmen e tyre,” përfundoi Senatory Chris Murphy.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments