Sekretariati për Çështje Evropiane e drejtuar nga Dimitrovi /PANDEMINË E KEMI MENAXHUAR MIRË, S’KA NEVOJË PËR NDIHMË NGA BE-JA

52

Sekretariati për Çështje Evropiane ka reaguar në lidhje me lajmin se Maqedonia nuk do të merr para nga fondi solidar i BE-së për përballje me krizën me KOVID-19. Ata thonë se RMV nuk ka marrë ndihmë financiare nga fondi solidar të BE-së (FSEU) për shkak se vendi nuk shpenzoi sa duhet në sektorin shëndetësor në valën e parë të krizës së pandemisë për t`u kualifikuar për ndihmën.
Nga SÇE kanë sqaruar se kushti për të marrë ndihmë nga Fondi solidar i BE-së, ka qenë që financat publike të jenë të ngarkuara në vlerën e së paku 0.3% të BPV-së, që për RMV-në është diçka më shumë se 30 milionë euro. Maqedonia e Veriut në periudhën prej 4 muajve, prej se ishin vendosur masat mbrojtëse, 10 Mars – 9 Korrik, ka harxhuar 7.6 milionë euro në sektorin e shëndetësisë dhe me këtë, siç thonë nga SÇE-ja, nuk është arritur pragu minimal që të aplikohet për ndihmë.
“Për shkak të menaxhimit cilësor dhe me kohë të financave shtetërore në sektorin e shëndetësisë, si dhe për shkak të organizimit të shpejtë dhe efikas të institucioneve shtetërore kur ishte siguruar një sasi e madhe e donacioneve në betejën anti-covid, të cilët nuk shkaktuan harxhime shtesë për këto nevoja, minimumi I projektuar nga BE-ja për shfrytëzimin e mjeteve nga Fondi për Solidaritet nuk është arritur –“ thonë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Komisioni Evropian publikoi listën e 17 vendeve anëtare të BE-së, plus 3 vende kandidate (Shqipëri, Serbi, Mali I Zi) që duhet të marrin gjithsejtë 530 milionë euro ndihmë që t`I mbulojnë harxhimet për pajisje mjekësore dhe mbrojtëse, parandalimin, ndjekjen dhe kontrollin e përhapjes së sëmundjes.