5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti flet për bllokimin e Kuvendit!

Ali Ahmeti flet për bllokimin e Kuvendit!

Shumica parlamentare është stabile dhe nuk ka asnjë shqetësim brenda saj, thotë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. I pyetur për bllokadën që opozita shqiptare po i shkakton Kuvendit me amendamente, ai tha se parlamenti është duke funksionuar, por ka disa ligje që janë bllokuar në komisione të cilat drejtohen nga opozita, e sipas Ahmetit, nuk është mirë që opozita të bllokojë ligjet në komisione. Sa i përket takimit të mundshëm të liderëve për të gjetur zgjidhje, kreu integrist tha se gjithnjë kanë qenë të hapur për negociata dhe kompromis.“Nuk është mirë opozita të bllokojë nëpër komisione ligjet që duhet miratuar në Kuvend dhe ne gjithmonë kemi qenë të hapur. Në demokraci postulate kryesor është negociatat, kompromiset, dialogimi, ne jemi për dialogim, jemi për kompromise, jemi për negociata dhe asnjëherë nuk i shmangemi këtij postulati”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments