Sasho Mijallkovi, Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti do të dëshmojnë për rastin “Monstra”

288

 Me dëshminë e ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim – DSK, Sasho Mijallokov dhe këshilltarit të ish presidentit Gjorge Ivanov, Sinisha Aleksovski më 27 shkurt do të vazhdojë seanca gjyqësore për lëndën “Monstra”, që ka të bëjë për djemtë dhe peshkatarin e vrarë në Liqenin e Smillkovës në vitin 2012. Si dëshmitarë duhet të paraqiten edhe ish zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe ish ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti.

Krahas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti sot dëshmoi edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili gjatë vrasjes ishte zëdhënës i partisë, por edhe kirurg në Spitalin Shtetëror.

Ai tha se për ngjarjen kishte qenë i informuar dhe se për këtë kishin biseduar organet partiake pas çka disa ditë pas ngjarjeve kishte dalë për intervistë dhe kishte folur për përfundimet në mbledhjen e partisë.

Në pyetjen e prokurorit se a ka pasur takim me Haki Hazirin, Osmani tha se pas intervistës së tij ditën e ardhshme e kishte befasuar deklarata e prindërve të Hazirit se ai e dinte informacionin se ku është djali i tyre. Këto deklarata në televizione, e kishin prekur Osmanin dhe përmes të afërme të të dyshuarit kishte arritur që të siguroj takim me familjen e tij pas të cilit ata e kishin tërhequr deklaratën dhe punët ishin bërë më të qarta se ai vetëm kishte informuar për mbledhjet e partisë në lidhje me këtë rast.

Pas tij sot dëshmoi edhe prokurori Xhelal Bajrami si zëvendësministër i atëhershëm i Punëve të Brendshme, në kohën kur ministre e Punëve të Brendshme ishte Gordana Jankullovska. Në përgjigjen e njërës prej pyetjeve të parashtruara nga prokurorja Fatime Fetai, tha se nuk ishte pajtuar me deklaratën e ministres Jankullovska, e cila atëherë kishte deklaruar se i dinë vrasësit, që sipas tij, kishte gabuar dhe nuk ishin marrë vesh që të thuhet kjo, por se vetëm hetimi vijon dhe se ka persona të dyshuar.

Praktika që t’iu mundësohet medieve që të sigurojnë inserte nga seanca e sotme gjyqësore, këtë herë ishte tejkaluar. Kryetari i Këshillit Gjyqësor Ognen Stavrev pas reagimit të gazetarëve para dëshmimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti tha se tashmë ka filluar seanca gjyqësore dhe nuk lejoi që të xhirohet dhe fotografohet.

MEDIAL.mk