9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeSa është për ti besuar lojës së Artan Grubit !? Njeriu...

Sa është për ti besuar lojës së Artan Grubit !? Njeriu që e ka ruajtur i PPD,këtu qëndron për 20 vite,gjynah BDI nuk ka qenë pjesë e nënshkrimit të MO, dhe se kan ditur ?!

lajmi aktiv që qarkullon

Jemi lodhur me finta të lira të Artan Grubit ,me prapaskena ,dhe mu në prag të zgjedhjeve BOOM u gjet ORIGJINALI Marrëveshja e Ohrit e 2001 tek një pinjoll i PPD-së.Njeriu që e ka ruajtur i PPD,këtu qëndron për 20 vite,nuk ka ikur ,pse nuk ua dorëzoi deri tash gjynah BDI nuk ka qenë pjesë e nënshkrimit të MO, dhe se keni ditur ?!,interesant po atëherë o ZKPRMV ARTAN GRUBI ju paski luajtur me shqiptarët e shoh se nuk është realizuar as gjysma deri tash 20 vite edhe ate kukamëshehës paski vepruar me kopje për Marrëveshjen e OHRIT ,sepse kopja mund të jetë e sakatuar, e shkurtuar, e manipuluar etj,etj .Intersant diçka fshihet në këtë zbulim epokal ,prej kur erdh Artan Grubi në KRYE TË BDI-së ndodhin gjëra interesante ,dhe një pyetje në gjuhën që e flet pa problem nuk dua përgjigje ABE ARTAN SINKO DRZAVATA SEVERNA MAKEDONIJA KAKO MOZHE DA GO NEMA ORIGINALOT .SHTO ÇUVA KOZI I OVCI zashto mu e arhivata ,leni ato finta meri paret 500.000 euro që i ndau Qeveria për festimin e 20 vjetorit të MO -së.dhe na le rahat me filma e kemi të qartë se duhet të arsyetohen harxhimet .Me këtë zbulim epokal të Artan Grubit bien në ndesh edhe të gjitha deklaratat e Ali Ahmetit liderit të BDI-së nga 2001 deri tash për realizimin ,për implementimin e MO -së …Artan Grubi e mendove këtë ,apo tash do sulmoheni nga elektorati dhe do arsyetohesh se problem kopja e MO e tash ti do promovohesh si I VËRTETI ,ndërsa Ali Ahmeti kopja .Çfarë ke mbjellë do korrësh ….Artan Grubi këtë nuk e ke ditur ose e ke ditur por lexoe njëri prej përfaqësuesve ndërkombëtarë të akredituar në Shkup javë më parë në Tetovë tregoi në prezencën edhe dy gazetarëve tjerë se e kan një kopje të Origjinalit DEKLARATËS SË UÇK -së NR 1 dërguar nga Shtabi në Shipkovicë me faks deri te ambasada e caktuar ,por edhe DEKLARATËS nr 5 që bie ndesh me 1,ama do vijnë kohra tjera ,do bijni nga pushteti ,nuk do e keni në shëbim DSK ,Policinë ,Pegasusin ..organizime tjera politike do ua botojnë …

lajmi aktiv që qarkullon

https://sovrani.mk/ky-eshte-tetovari-i-cili-ka-ruajtur-dokumentin-origjinal-te-marreveshjes-se-ohrit-per-20-vite/

lir Luma nga Tetova, ish-anëtar i PPD-së, gjatë 20 viteve të kaluara në kushte shtëpie e ka ruajtur një nga shembujt e Marrëveshjes së Ohrit. Për dallim të këtij, një shembull të tillë nuk posedon asnjë nga partitë politike, presidenti i shtetit ose edhe Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot zëvendëskryeministri Artan Grubi, gjatë dorëzimit të këtij dokumenti në Arkivin Shtetëror, duke theksuar se është krenar që pas 20 viteve ka arritur të zbardhet ky mister sa i përket dokumentit të Marrëveshjes së Ohrit.“Vetëdija e lartë e Ilir Lumës nga Tetova, anëtar i PPD-së i cili është kujdesur plot 20 vite që ta ruajë këtë dokument në shtëpinë e tij, duke e pasur parasysh moskujdesin e të gjitha institucioneve dhe partive politike, të cilat nuk e kishin arkivuar këtë dokument. Bëhet fjalë për person i cili ishte asistent në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe pastaj e kishte marrë nga zyrat e partisë më të vjetër politike të shqiptarëve në shtet dhe në kushte shtëpie kujdeset në mënyrë arkivore për këtë dokument. Hulumtimet tona na sollën deri te ky zbulim dhe zotëri Luma para dy javëve e dorëzoi këtë dokument në kabinetin tim”, theksoi Grubi.
Njëherësh, ai theksoi se ka kontaktuar me të gjitha zyrat e shtatë nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit dhe se nuk ka mundur ta sigurojë dokumentin origjinal.
Grubi informoi edhe se ngjarja kryesore për shënimin e 20-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit do të mbahet të premten dhe pjesëmarrjen në këtë ngjarje e kanë konfirmuar Xhorxh Robertson, Piter Fejt, Dejvid Filips, Poll Uilliams, anëtarë të Qeverisë, presidenti i shtetit dhe ministra dhe funksionarë të mëparshëm

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments