5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi nën kritika të shumta nga opinioni për festimin e 20...

Artan Grubi nën kritika të shumta nga opinioni për festimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Edhe pas dy dekadave nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ai po bënë senzacion në publik, përshkak festimit që do ta mbajë në kohë kur numri i të infektuarve nga covid në shpejtësi po rritet, ndërsa në vendin tonë po shpërthejnë zjarre. Zv.kryeministri dhe ministri për sistem politik dhe marrdhënie mes komuniteteve, Artan Grubi është nën sulme të pandalshme nga opinioni për numrin e mysafirëve të ftuar në festimin që do të mbahet në Aleksandar Pallas. Janë ftuar 300 mysafirë në kohë kur Qeveria sjellë masa të reja restriktive për mbrojtje nga Covid. Për festimin dotë harxhohen përplot 30 milion denarë, transmeton Zhurnal nga Lokalno.mk

“Sa i përket procedurës së tenderit, gjithçka ishte transparente, kishte tender ndërkombëtar dhe gjithçka përfundoi me mendimin pozitiv të Byrosë për Furnizime Publike. Çmimi është ai por nuk do të thotë se do ta paguajmë në fund sepse bëhet fjalë për ngjarje që e organizojmë tanimë një muaj, ndërsa do të vazhdojë edhe pas 13 gushtit. Nuk bëhet fjalë vetëm për 13 gushtin, por për më tepër do të shohim në fund se cilat do të jenë harxhimet, por me siguri ky harxhim nuk do të jetë më i madh se përfitimi që e kemi nga marrëveshja Kornizë e Ohrit, e ajo është paqja e përhershme, shoqëri inkluzive, vendi ynë në NATO dhe me perspektivë evropiane. Në këtë, një pjesë të madhe ka edhe marrëveshja kornizë”, tha Grubi për Kanal 5.

Grubi dje në arkivin shtetëror e dorëzoi shembullin origjinal nga marrëveshja e Ohrit, duke thënë se asnjë institucion deri tani nuk ka poseduar një dokument të tillë, edhe pse ai dokument ka shtatë nënshkrues.

“Shtatë nënshkrues ka marrëveshja kornizë, pesë liderë nga vendi ynë dhe dy të huaj, Perdju dhe Leotar, dhe asnjëri prej tyre nuk kishte të ruajtur një kopje origjinale nga marrëveshja e Ohrit. Për fat të mirë, hulumtimi ynë disa mujor ishte isuksesshëm dhe identifikuam njerëz të cilët kishin marë pjesë, jo vetëm protagonistë të marrëveshjes por edhe ndihmës nga ana anash, arritëm të gjejmë një nga ato shtatë versione të marrëveshjes kornizë që sot e dorëzuam në Arkivin shtetëror”, tha Grubi.

Negociatat për Marrëveshjen Kornizë zgjatën dy muaj dhe filluan në Shkup, ndërsa vazhduan në Ohër, ku përfunduan me nënshkrimin e dokumentit në rezidencën presidenciale në Shkup, më 13 gusht 2001. E nënshkruan liderët e atëhershëm të partive politike, Branko Crvenkovski, Ljubço Georgievski, Arbën Xhaferi dhe Imer Imeri.

Nënshkruesit e marrëveshjes, si garantues, ishin dhe përfaqësuesi i BE-së, Francois Leotar, si dhe përfaqësuesi special i SHBA-ve, James Pardew.

Konflikti ushtarak në Maqedoni nga viti 2001 filloi në fillim të vitit, mes UÇK-së dhe forcave të sigurisë së vendit. Me marrëveshjen e Ohrit u avansuan të drejtat e shqiptarëve, por edhe bashkësive tjera etnike në vend, sikurse turqve, boshnjakëve, serbve, vllehëve dhe romëve.//Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments