Prokurorja Vilma Ruskovska thotë se i akuzuari i parë në dy rastet ‘Haraçi’ as ka thënë ndonjë gjë, dhe as ka ofruar ndonjë gjë gjatë marrjes në pyetje.
Jovanovski për herë të fundit u morr në pyetje nga prokuroria më 20 dhe 23 dhjetor ndërsa në seancën e fundit tha se ka marrë kërcënime me jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancë gjyqësore ai u pyet se kujt i pengon të dihet e gjithë e vërteta për rastin ‘Haraçi’, ai shtoi se po ndjehet si i burgosur politik.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme u publikuan informacione se Boki 13 ka kërkuar të jetë dëshmitar i mbrojtur, megjithatë prokuroria mohon informacionet.
Jovanovski akuzohet në dy raste, në rastin e parë bashkërisht me Katica Janevën dhe në rastin e dytë me Frosina Remenski, të atin e tij Mile Jovanovskit, bashkëpunëtoret Joasna Mandiq dhe Hristina Bllazhevska.