7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaRusia tallet keq me Lituaninë që dëboi dy diplomatë rusë: E keni...

Rusia tallet keq me Lituaninë që dëboi dy diplomatë rusë: E keni të vogël

Ambasada e Rusisë në Bjellorusi është tallur keq në Tëitter me ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, i cili njoftoi për dëbimin e dy diplomatëve rus në shenjë solidarizimi me Republikën Çeke.

“#smalldipenergy ose #smalldickenergy – zgjidhja është e juaja”, shkruhet në postimin e Ambasadës së Rusisë në Bjellorusi, duke iu referuar organit gjenital mashkullor në gjuhën angleze. Në këtë postim është bashkëngjitur edhe postimi i kryediplomatit lituan, Gabrielius Landsbergis.

Në postimin e ministrin lituan thuhet: “Së bashku me Letoninë dhe Estoninë, Lituania vendosi të shfaqë solidaritet me Çekinë dhe të dëbojë dy punëtorë të Ambasadës së Rusisë për aktivitetet e tyre që nuk janë në përputhje me statusin e tyre diplomatik.

Ndryshe, Rusia ditëve të fundit është përfshirë në përplasje të ashpër diplomatike me Çekinë. Të dyja vendet i kanë dëbuar dhjetëra diplomatë njëra-tjetrës.

Fillimisht, Çekia dëboi në fillim të javës 18 diplomatë rusë pas dyshimeve për përfshirje të Rusisë në një shpërthim të vitit 2014 në Çeki. Rusia u kundërpërgjigj me dëbimin e 20 diplomatëve çekë nga Moska.

Më pas, Çekia kërcënoi Rusinë me ultimatum se nëse për 24 orë nuk i kthen në ambasadë diplomatët e dëbuar çekë, do të dëbojë edhe më shumë diplomatë rusë për ta baraspeshuar numrin e punëtorëve në ambasadat e të dyja vendeve. Rusia e injoroi ultimatumin.

Republika Çeke u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të solidarizohen duke dëbuar diplomatë rusë nga ambasadat e Rusisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments