3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRusia “lëshoi gjysmë milioni pasaporta në lindje të Ukrainës” për dy ditë

Rusia “lëshoi gjysmë milioni pasaporta në lindje të Ukrainës” për dy ditë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ka lëshuar 527,000 pasaporta ruse për banorët në lindje të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia janë duke luftuar kundër Kievit.

Shërbimi për media i ministrisë ka bërë këtë njoftim më 2 maj, për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Më herët, Rusia ka lëshuar 650,000 pasaporta të reja në rajon, pasi presidenti rus Vladimir Putin pati marrë vendim më 2019 për të thjeshtuar dhe zgjeruar procesin e dhënies së shtetësisë për banorët në këto zona.

Politika e Moskës për dhënie të shtetësisë në Ukrainë është kritikuar ndërkombëtarisht, pasi është parë si tentim për të destabilizuar lindjen e Ukrainës, ku kanë vdekur më shumë se 13,000 persona prej nisjes së luftimeve në prill të vitit 2014.

Ukraina ka dënuar natyralizimin e qytetarëve ukrainas, duke e konsideruar këtë vendim si pjesë të luftës hibride të Moskës dhe si shkelje të sovranitetit të Ukrainës.

Rusia ka ofruar mbështetje ushtarake, ekonomike dhe politike për separatistët në disa pjesë të rajoneve Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës.

Pavarësisht të dhënave, Moska vazhdon të pretendojë se nuk është e përfshirë në çështjet e brendshme të Ukrainës.

Këto zhvillime kanë ndodhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Rusisë dhe Ukrainës në javët e fundit, meqë autoritetet ruse patën rritur prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën dhe rajonin e Krimesë, që Moska ka aneksuar nga Ukraina më 2014.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments