9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaRusia ka një “plan alternativ” për sulmuesit e Moskës?!

Rusia ka një “plan alternativ” për sulmuesit e Moskës?!

Nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka sugjeruar që të vriten të dyshuarit që u arrestuan për sulmin në një sallë koncertesh në Moskë.

Ai ka thënë në kanalin e tij në Telegram se vrasja e tyre “është e rëndësishme”.

“Të gjithë po më pyesin mua. Çka të bëj? Ata janë arrestuar, ju lumtë atyre që i kapën. A duhet t’i vrasim? Po dhe do t’i vrasim. Po më e rëndësishme është t’i vrasim të gjithë të përfshirët. Që të gjithë. Kush pagoi, përkrahi e mbështeti. Vritini të gjithë”, ka thënë ish-presidenti rus.

Rusia i ka akuzuar katër persona lidhur sulmin ku u vranë të paktën 137 persona.

Tre prej tyre u dërguan të përkulur në një gjykatë në Moskë, ndërsa i katërti ishte në një karrige me rrota.

Të gjithë u akuzuan për kryerjen e aktit terrorist.

Shteti Islamik, ose IS, tha se kreu sulmin e së premtes në Sallën e qytetit Crocus dhe postoi gjithashtu edhe pamje nga sulmi.

Zyrtarët rusë kanë pretenduar përfshirjen e Ukrainës ani pse nuk kanë paraqitur prova. Kievi e ka quajtur absurd pretendimin.

Të arrestuarit janë Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Murodali Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments