12.3 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeRUSIA FILLON REFERENDUMIN PËR ANEKSIMIN E 15% TË TERRITORIT TË UKRAINËS, NË...

RUSIA FILLON REFERENDUMIN PËR ANEKSIMIN E 15% TË TERRITORIT TË UKRAINËS, NË MES TË LUFTËS DO TË VOTOHET DERË MË DERË .

Sot nisin të ashtuquajturat referendume aneksimi në katër rajone në Ukrainën lindore dhe jugore, ndërkohë që ushtria është në lëvizje të plotë dhe një pjesë e këtij territori është ende nën kontrollin e forcave ukrainase.

Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporozhye përfaqësojnë 15% të Ukrainës dhe janë më të mëdha se Hungaria. Vladimir Putin njohu pavarësinë e republikave popullore të Luganskut dhe Donetskut para fillimit të luftës dhe tha se ai mbështet referendumet dhe se njerëzit që jetojnë në këto zona duhet të vendosin vetë për fatin e tyre.

Udhëheqësit separatistë thanë se aneksimi do të prekë të gjithë rajonin, jo vetëm territoret e pushtuara përkohësisht.

Vendet perëndimore dënojnë referendumet dhe thonë se nuk ka kush t’i pranojë rezultatet. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, deklaroi se ky është një përshkallëzim i rrezikshëm dhe tha se askush nuk mund t’ua heqë të drejtën ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre.

“Vota është mashtruese dhe jodemokratike”, tha presidenti ukrainas Zelensky.

Votimi duhet të zgjasë pesë ditë. Mediat ruse njoftuan se zyrtarët zgjedhorë nga sot deri të hënën do të shkojnë derë më derë me kuti të lëvizshme votimi dhe qendrat e votimit do të jenë të hapura vetëm ditën e fundit, më 27 shtator, që sipas tyre për arsye sigurie. Qindra qendra votimi do të jenë të hapura atë ditë dhe qytetarët do të mund të votojnë jashtë rajonit ku jetojnë, përfshirë Rusinë.

Nëse Rusia i përvetëson këto pjesë nga Ukraina, kjo mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak, pasi do të jetë në gjendje të pretendojë se territori i saj po sulmohet nga armët perëndimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments