18.7 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaRusia: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të krijojë pasoja...

Rusia: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të krijojë pasoja negative në Evropën Veriore

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të krijojë pasoja negative në aspektin e paqes dhe stabilitetit në Evropën Veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zakharova në një deklaratë me shkrim vlerësoi mundësinë e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Zakharova tha se territoret e vendeve në fjalë janë zbuluar nga NATO dhe se këtu janë kryer stërvitje ushtarake me përmasa të gjera.

“Objektivi i NATO-s është të intensifikojë potencialin ushtarak dhe të zgjerojë gjeografinë, të formojë një front tjetër për të kërcënuar Rusinë, por është e paqartë pse fqinjët tanë finlandezë dhe suedezë në rajonin e Balltikut kanë nevojë që NATO të kthehet në një front të ri përballjeje me Rusinë”, theksoi Zakharova.

Sipas saj, anëtarësimi në NATO nuk do të garantojë sigurinë e vendeve.

“Natyrisht zgjedhja i përket qeverive të Suedisë dhe Finlandës, por ata duhet ta kuptojnë se një hap i tillë si ky do të krijojë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për arkitekturën e sigurisë evropiane, e cila aktualisht ndodhet në situatë krize”, tha Zakharova.

– Deklarata nga Finlanda dhe Suedia lidhur me anëtarësimin e tyre në NATO

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, më 13 prill u takuan në kryeqytetin Stockholm.

Në një deklaratë në Stockholm, Marin tha se vendimi i vendit të saj për të aplikuar për anëtarësim në NATO do të përcaktohet brenda disa javësh.

Edhe Andersson theksoi se bëhet fjalë për një situatë të re të sigurisë në Evropë dhe se duke e vlerësuar këtë së shpejti do të marrin një vendim për çështjen e anëtarësimit në NATO.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments