10.5 C
Tetovo
E shtunë, 11 Maj, 2024
BallinaLajmeMediumi i Vuçiqit thotë se shefi i tyre do t’i reagojë Boris...

Mediumi i Vuçiqit thotë se shefi i tyre do t’i reagojë Boris Johnsonit pse Britania dërgoi avion luftarak në Kosovë

Gjatë ditës se premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Avioni ishte i llojit “A400M Atlas

“Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportuar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderueshme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra. Forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë gjithashtu operojnë me A400M, duke formuar kështu bazën kryesore të transportit ajror të NATO-s”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

Për këtë gjë, sipas Novosti-t të Beogradit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të kërkojë shpjegim zyrtar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në 48 orët e ardhshme.

Në një shkrim tendencioz, Novosti ka shkruar se në mes të një lufte në Ukrainë dhe tensioneve politike në rajon, “Britania e Madhe ka vendosur t’i hedh zjarrit benzinë”./lajmi.net/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments