3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeRTK-ZVKPRMV ARTAN GRUBI / SHTYERJA E REGJISTRIMIT TË POPULLATËS, MEGJITHATË...

RTK-ZVKPRMV ARTAN GRUBI / SHTYERJA E REGJISTRIMIT TË POPULLATËS, MEGJITHATË POZITIVE

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i ftuar në ”Mirëmëngjesi Kosovë”, të RTK-së, foli për situatën në vend lidhur me regjistrimin e popullësisë, si dhe për pandeminë.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, foli fillimisht për situatën që po mbretëron me pandeminë, që sipas tij, është tejet e rëndë.

Situata me pandeminë

”Situata me pandeminë është goxha e rëndë. Numri i të infektuarëve është trefishuar. Dje patëm 41 viktima, një ditë më parë 39, që është shumë. Varianti i ri i virusit po tregohet më i egër, po përhapet me shpejtësi më të madhe”, deklaroi ai.

Më tej lidhur me këtë temë, z. Grubi foli edhe për arritjen e vaksinave të sistemit covax, por edhe vaksinat nga Rusia e vaksina pfizer.

”Situata me pandeminë nuk është e lehtë, restriksionet janë në fuqi dhe nëse gjendja vijon të jetë e e tillë, mbase restriksionet do të ashpërsohen edhe më tej”, shtoi zv.kryeministri Grubi.

Procesi i regjistrimit të popullësisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, foli edhe për regjistrimin e popullësisë i nisur kohë më parë, por që në proces e sipër është ndërprerë, duke dalë me propozimin që të shtyhet për në shtator.

Sipas tij, regjistrimi i popullësisë ishte kërkesë edhe e ndërkombëtarëve.

”Procesi i regjistrimit të popullësisë në Maqedoninë e Veriut ka qenë edhe nevojë, por edhe kërkesë nga institucionet ndërkombëtare, ngase nuk ka pasur regjistrim të këtij lloji mbi 20 vjet”, theksoi zv.kryeministri Grubi.

Tutje ai theskoi se qëllimi i kërkesës ndërkombëtare për regjistrim ishte që të bëhen politikat zhvillimore në vend në mënyrë më të lehtë.

Mes tjerash ai theksoi se ishte e vështirë miratimi i ligjit për regjistrim për mërgatën tonë, por që ia dolëm, prandaj nisëm regjistrimin nga një marsi që do të duhej të përfundonte më 21 prill.

”Gjatë gjithë kësaj kohe për regjsitrim kishte thirrje për bojkot nga ana e opozitës maqedonase, duke i ftaur qytetarët që t’i mbyllin dyertë në rast se vijnë komisioni për regjsitrim, por edhe bllokimin e platformës online në regjistrimin e mërgatës sonë”, theksoi Grubi.

Mes tjerash zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, foli për nevojën e dialogut mes partive politike mes pozitës dhe opozitës, ku u organizua një takim mes kryeministrit Zaev, që ishte në koordinim të plotë me kërkesat tona dhe kryetarit të VMRO-DPMNE, z. Mickovski.

”Në takim u mor vendim që, për hir të gjendjes me pandeminë, që të arrihet imunizimi i popullatës përmes vaksinimit, u dakorduam që t’i ofrohet një propozim qeverisë dhe Kuvendit që të bëhet shtyerja e regjistrimit të popullësisë që janë rezident për në muajin shtator, ndërsa për mërgatën u vendos që regjistrimi të vazhdojë deri në shtator, pra nga një marsi deri në shtator”, sqaroi zv.kreyministri Grubi.

Ky fakt, për zëvendëskryeministrin Grubi vlerësohet si tejet pozitivë.

Më tej zëvendëskryeministri Grubi kujtoi problemet e shkaktuara në të kaluarën sa i përket çështjes së regjistrimit të popullësisë, ku me 2011 ishte provuar të orgnizohej regjistrimi, por pa sukses.

Zëvendëskreministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, duke i falënderuar të gjithë bashkëkombasit kudo në botë, si dhe institucioenve tjera në Kosovë e Shqipëri, ftoi edhe partitë shqiptare opozitare në Maqedoni t’i bashkërendojnë veprimet që regjistrimi i popullësisë të ketë suksesin e plotë./RTKLive

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments