2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeRrëzimi i helikopterit të NATO-s në Detin Jon, një i vdekur dhe...

Rrëzimi i helikopterit të NATO-s në Detin Jon, një i vdekur dhe 5 të zhdukur

Një helikopter i Forcave të Armatosura të Kanadasë, pjesë e NATO-s është rrëzua në brigjet e Kefalonisë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (29 prill) dhe si pasojë një pasagjer ka humbur jetën ndërsa pesë te tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar autoritetet italiane dhe ato greke.

Helikopteri Kanadez u rrëzua pak para orës 21:00. Helikopteri humbi kontaktet rreth 85 km larg Kefalonisë.

Sipas raportit, helikopteri po transportonte gjashtë persona, ndërsa zakonisht ky lloj helikopteri mbart deri në katër pasagjerë.

Mbetjet e helikopterit dhe një person i vdekur u gjetën nga anijet italiane të NATO-s.

Forcat e Armatosura Kanadeze konfirmuan të Mërkurën se ata kishin humbur kontaktin me një helikopter, i cili po kryente një patrull në ujërat ndërkombëtare midis Greqisë dhe Italisë, si pjesë e një stërvitjeje të NATO-s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments