13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Maj, 2024
BallinaLajmeRreth 100,000 pensionistë në Maqedoninë e Veriut jetojnë me pensione të ulëta

Rreth 100,000 pensionistë në Maqedoninë e Veriut jetojnë me pensione të ulëta

Ministri Teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski ka zhvilluar takim me pensionistët nga Komuna e Tetovës.

“Fatkeqësisht, statistikat tregojnë të dhëna shumë të këqija, përkatësisht se rreth 100.000 pensionistë, qytetarë të Republikës së Maqedonisë, fatkeqësisht jetojnë me më pak se 20.000 denarë pension. Nëse e bëjmë një përllogaritje pensioni është më i ulët se paga minimale dhe mund ta imagjinoni sesi këta njerëz ia dalin të përfundojnë muajin”, tha Vellkovski.

Vellkovski është i bindur se qeveria e ardhshme duhet të sigurojë pensione më të larta për pensionistët me zbatim të menjëhershëm pas zgjedhjeve të 8 majit, por mbi të gjitha të dëgjojë dhe të kuptojë kërkesat e tyre.

“Fatkeqësisht, nga gushti i vitit 2023, të njëjtat kërkesa nga pensionistët janë sërish në tryezë. Sot në Tetovë thamë të njëjtën gjë se duhen pensione më të larta, duhet llogaritja lineare e pensioneve dhe plotësimi i kërkesave tjera që janë 7-8 në numër, të drejta që u janë shkurtuar pensionistëve gjithë këto vite. Këtë e theksuan jo vetëm bordi nismëtar, por edhe të gjithë pensionistët e pranishëm në mbledhjen e sotme. Ata janë njerëz që kanë tolerancën më të madhe, por të shtypur nga e gjithë situata në Maqedoni filluan të protestojnë për të drejtat e tyre elementare”, shtoi Vellkovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments