Na ndajnë edhe pak muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, e si rezultat i kësaj kanë filluar të kryhen edhe anketime të ndryshme me qëllim pasqyrimin e mbështetjes që gëzojnë partitë politike në vend, ku anketa e fundit e bërë nga “Brima Gallup” na tregon për një rënie të BDI-së, dhe në të njejtën kohë ngritje të mbështetjes për Lëvizjen Besa dhe koalicionin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën, e kjo mund të jetë sinjal që skena politike në kampin shqiptar do të ndryshojë.
Bashkimi Demokratik për Integrim, ka dominuar skenën politike shqiptare për gati 20 vjet, duke fituar çdo cikël zgjedhor që është mbajtur gjatë kësaj periudhe, por që në kohët e fundit kjo parti po shënon ulje të mbështetjes tek elektorati e që kjo mund të jetë pasojë e përçarjeve të fundit që po ndodhin në këtë parti, shkruan Zhurnal.
Përçarja brenda partisë erdhi si rezultat i emërimeve në qeverinë ZAEV2, ku emërimi i Artan Grubit në përbërjen e re qeveritare dhe lënia jashtë e disa prej figurave kryesore të partisë si dhe mungesa në ekzekutiv e përfaqësuesve të disa njësive zgjedhore, ndikoi të krijoheshin pakënaqësi të shumta brenda BDI-së, dhe e gjithë kjo çoi në krijimin e “Grupit të Zjarrit”, i cili tronditi themelet e partisë, dhe e gjithë kjo do ti kushtojë shumë shtrejtë kësaj partie.
Që “Grupi i Zjarrit” po ndikon fuqishëm në nivelin e mbështetjes për BDI-së është i pa diskutueshëm, ku këtë po e dëshmojnë edhe anketat e fundit, ku përkrahja për këtë parti po shënon ulje, e që kjo është një pasqyrë e qartë e ecurisë së saj, ndërsa kjo po përçon sinjal se me gjasë dominimi politik i saj në kampin politik shqiptarë po i vjen fundi. Historia na ka mësuar se përçarjet e brendshme janë shkaktare të shkatërrimit apo zhdukjes së perandorive, shteteve, apo edhe partive politike, e me shumë gjasë e njeta gjë do të vërtetohet edhe me Bashkimin Demokratik për Integrim.
Anketa eBrima Gallup e vitit 2020 për partitë politike në Maqedoninë e Veriut në vititn 2020:
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) | 8.2 % |
Aleanca për Shqiptarët-Alternativa (ASH-AAA) | 4.9 % |
Lëvizja Besa | 2.6 % |
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) | 0.6 % |
Anketa e fundit e Brima Gallup për mbështetjen e partive politike në Maqedoninë e Veriut viti 2021
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI_ | 6.3 % |
Aleanca për Shqiptarët-Alternativa (ASH-AAA) | 5.9 % |
Lëvizja Besa | 3.9 % |
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) | 1.6 % |
Kjo anketë tregon për një rënie të madhe të BDI-së për një periudhë shumë të shkurtër, ku ajo ka
Kjo anketë tregon për një rënie të madhe të BDI-së për një periudhë shumë të shkurtër, ku ajo ka shënuar ulje të mbështetjes elektorale me 1.9 %. Në qoftë se përçarjet vazhdojnë, me shumë gjasë mbështetja e elektoratit shqiptar për BDI do të ulet edhe më shumë, e kjo do ti shkaktojë kësaj partie disfatë për herë të parë pas një periudhe gati 2 dekadëshe. Në shumë momente të historisë njerëzore një njeri ka bërë diferencën mes mbijetesë dhe zhdukjes, e që edhe në BDI, njëri me shumë gjasë do të bëhet shkas për ta zhdukur politikisht këtë parti, shkruan Zhurnal.
Nga ana tjetër partitë politike shqiptare në opozitë kanë shënuar rritje në krahasim me vititn 2020, e kjo tregon se këto parti po fitojnë terren ndaj BDI-së. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në krahasim me anketën e vitit 2020 kanë shënuar rritje të mbështetjes elektorale të shqipëtarët me 1 %. Dallimi mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancës për Shqiptarët është vetëm 0.4 % që është një dallim i pa përfillshëm, e që realisht kjo tregon për disfatën e BDI dhe fitoren e opozitës.
Lëvizja Besa ka bërë një ngritje të madhe në krahasim me vitin 2020, ku ajo në atë kohë gëzonte një mbështetje prej 2.6 %, kurse në anketën e re të Brima Gallup ajo gëzon mbështetjen e 3.9 % të elektoratit. Këtu kemi një rritje prej 1.3 %, dhe kjo e bënë një faktor të rëndësishëm në kampin politik shqiptarë, gjithashtu edhe në kalkulimet e ardhshme për koalicione zgjedhore.
Kjo anketë po na tregon se mbështejta elektorale në kampin politik shqiptarë ka shënuar zhvendosje, e që këto të dhana na japin të kuptojmë se është shumë e mundur që të ndodhë rotacioni politik tek shqiptarët, e që këto zgjedhje mund të shënojnë fundin e dominit politik të BDI-së.//Zhurnal.mk