10.6 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeRMV / Të gjitha lëndët në një libër! Viti shkollor filloi, libra...

RMV / Të gjitha lëndët në një libër! Viti shkollor filloi, libra mësimorë nuk ka

Kështu po duket libri i përkohshëm mësimor për klasën e pestë. Katër në një, gjuha maqedonase, matematika, shkencat natyrore, shoqëri dhe histori në një libër, të cilin MASH e quajti materiale për mësim.

Njëjtë si vitet e tjera, edhe ky vit shkollor, 2022/23 filloi pa libra mësimorë për disa lëndë. Programet e mësimit janë të përgatitura sipas Konceptit të arsimit fillor, por librat mësimorë do të vonohen për tre muajt e parë të vitit shkollor. Autorët e librave kanë zgjidhje megjithatë problemi qëndron te tenderët, bëhen kombinime se si të shtypen, thotë kryetari i Sindikatës së pavarur Tomisllav Gievski. Këtë e mohon ministri duke thënë se nuk bëhet fjalë për tenderët por nga ana tjetër në profilin e tij në Facebook, shkroi:

“Nxënësit e shkollave fillore marrin libra të rinj mësimorë dhe materiale shtesë për mësim, në mënyrë të konsiderueshme është modernizuar procesi i arsimit në shkollat e mesme, me shumë klasa të dyfishta dhe kompani partnere të shkollave”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Sipas Gievskit shkollat i kanë marrë materialet ndihmëse për disa lëndë por ato nuk janë libra mësimorë.

“Është fakt se për shumë nga lëndët mungojnë libra mësimorë, për disa lëndë mungojnë tashmë tre apo katër vjet, ndërsa në shkollat e mesme, 5-6 vjet. Ky informacion nuk është i saktë, për disa lëndë edhe më tej do të mungojnë libra mësimorë”, theksoi Tomisllav Gievski, Sindikata e Pavarur për Arsim.

Ministri u lavdërua në profilin e tij të Facebookut edhe me rroga më të larta për arsimtarët.

“Fillojmë me rroga më të larta për 15% për të gjithë arsimtarë”, deklaroi Tomisllav Gievski, Sindikata e Pavarur për Arsim.

Edhe pse politikanët po lavdërohen se na e kanë rritur rrogën, ne jemi shteti i vetëm në Evropë ku arsimtarët marrin rrogë që është nën nivelin e mesatarit republikan të shtetit, reaguan nga Sindikata e pavarur.

 “Përsëri po abuzohet ligji për rrogë minimale,. Ne jemi i vetmi sektor në sferën publike ku nuk respektohet ligji për rrogë minimale, gjë që shkakton revolt tek arsimtarët. Gjithkund është 18 mijë denarë, ndërsa te ne rroga më e ulët me rritje prej 15% me shkallë më të ulët të kompleksitetit, do të jetë 11 150 denarë“, pohoi Tomisllav Gievski, Sindikata e Pavarur për Arsim.

Mësimi pa libra mësimorë u bë trend që zgjat tashmë 10 vjet, tha kryetari i sindikatës së pavarur për arsim, Tomisllav Gievski i cili shtoi se në këtë mënyrë po bëhen improvizime me procesin e arsimit. Nëse nuk sigurohen libra mësimorë, thotë Gievski, nxënësit humbin interes, humbet cilësia e procesit mësimor, autoriteti i arsimtarit për shkak se i njëjti nuk ka vegla për tua tërhequr vëmendjen nxënësve, me çka e humbin autoritetin edhe para prindërve. Në fillimin e vitit të ri shkollor nxënësit i morën dëftesat për vitin e kaluar shkollor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments