6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeRipostim / Ali Ahmeti flet për regjistrimin e popullsisë dhe nënshtetësinë 23.01.2021

Ripostim / Ali Ahmeti flet për regjistrimin e popullsisë dhe nënshtetësinë 23.01.2021

https://telegrami.mk/ali-ahmeti-flet-per-reggjistrimin-e-popullsise-dhe-nenshtetesine/

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti premton se institucionet po e bëjnë punën e tyre që asnjë banorë rezident ose jo rezident të mos mbetet i pa regjistruar. Ai këto komentet i bëri në emisionin “Politica” në Tv Globi.

Ahmeti sqaroi edhe mënyrën se si do të regjistrohet diaspora.

“Sa i takon regjistrimit, ka patur debate, edhe debate publike. Është një ndërmarrje statistikore, nuk është një ndërmarrje poltike dhe është një moment që duhet të ndodh. Është duke u kërkuar nga institucionet relevante ndërkombëtare, nga KB, nga BE. Kjo për të patur një statistikë më të saktë mbi ekonominë e vendit, mbi pasuritë e vendit, mbi banorët rezident të vend dhe asnjëri nuk do të jetë përjashtues. Fillimisht do regjistrohemi ne, pastaj ata që janë jashtë përmes dokumenteve valide nga të afërmit e tyre këtu ose përmes Entit Shtetëror të Statistikave. Do të dihet sa janë rezident dhe jo rezident, por prapë të gjithë janë banorë të këtij vendi”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ai tha se shqiptarët nuk mund të dalin më pak se 25 për qind, aq sa ishin në vitin 2002, pasi te shqiptarët në Maqedoni, nataliteti ndër vite ka shënuar riitje.

Nuk ka më shumë se 3.500 persona pa shtetësi dhe shumica janë rom. Kështu tha lideri i BDI -së, Ali Ahmeti në emisionin “Politica” në Tv Globi. Ai tha se kjo çështje është politizuar shumë pa pasur nevojë. Sipas tij, për 12 vite rreth 15.000 qytetarë janë pajisur me shtetësi.Sa mbaj mend unë është dramatizuar e politizuar në vendin tonë. Është politizuar nga politikanë, aktivistë të ndryshëm. Jo shqiptarët janë 40 %, jo jemi 50 %. Është manipuluar me nënshtetësit, jo qenkan 100 mijë, jo 50 mijë. Për periudhë 12 vjeçare janë bërë rreth 15.000 shtetësi. Në tërësi, sipas të dhënave dhe njoftimet që më janë bërë autoritetet që merren me këto probleme, nuk ka më shumë se 3.500 qytetarë pa shtetësi. Shumica prej tyre nuk janë shqiptarë, por i takojnë entintetit rom”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments