12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme“Ekonomia në duart e oligarkëve”, Idrizi: Ne do të vendosim balancat në...

“Ekonomia në duart e oligarkëve”, Idrizi: Ne do të vendosim balancat në treg (film)

I ftuar në emisionin “Log.” në ABC, ka qenë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Ky i fundit është ndalur tek ekonomia, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin deklaroi se ka kapur shtetin. I pyetur se si opozita pritet të normalizojë ekonominë, Idrizi është shprehur që sipas tij hapi i parë që do merret është vendosja e balancave në tregun ekonomik.

Idrizi ka thënë se ekonomia sot është në duar e 5 oligarkëve, ndërsa sipas tij opozita synon që ta shpërndajë në shumë duar.

Mentor Nazarko: Nuk gjej një zgjidhje nga opozita si do ta kufizoni rolin në vendimmarrje politike të kompanive të mëdha?Shpëtim Idrizi: Ka një lidhje direkt mes funksionimit të Demokracisë dhe ekonomisë. Rama i gjithë pushteti politik në një dorë. Ndërsa ekonomia është në dorën e 5 oligarkëve. Ato nuk janë kompani prodhuese. Janë shërbimesh apo importuese. Janë shërbime që nuk krijojnë punësim. Është raporti nëpërmjet përqendrimit politik. Do kthejmë ekuilibrat politik në Shqipëri. Apo raporti i sotëm i TIA që flet për kapjen e shtetit dhe korrupsionin e lartë. Apo ligje të kapura me porosi. Nuk Ndodh që të bëhet një ligj për një parlament. Po ndodh në një ambient pa Gjykatë të Lartë. Në indeksin e korrupsionit Shqipëria ka bërë një përkeqësim galopant. Monopolet privilegjet

“Ne do kthejmë ekonominë shqiptarëve duke ruajtur ekuilibrat politik. Koreja e Jugut, e ka ekonominë në shumë duar. Kthimi i ekonomisë në shumë duar. Jo si Rama që mori dhe kapi Partinë Socialiste. Ekonominë e tregut dhe Demokracinë e ka ndërtim pa leje. Duke harruar demokracinë. Debatet bëheshin publike se ligjet nuk bëhen për një person. Është vendi i kompromisit. Me një reformë të ngadaltë dhe me një pasiguri juridike. Ndryshoi dhe kodin zgjedhor dhe po kërkon mandatin e tretë. Do sjellë automatikisht çlirimin e ekonomisë. Ku biznesi dhe sipërmarrja të dallohen dhe të mos ndodh që një njeri. Apo për firmën e incineratorëve, gjetën një njeri dhe ja dhanë.” ka thënë Idrizi.

https://27.al/ekonomia-ne-duart-e-oligarkeve-idrizi-ne-do-te-vendosim-balancat-ne-treg-film/
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments