9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaRikthehet Kim Jong-un/ Lideri i Koresë së Veriut shfaqet në publik pas...

Rikthehet Kim Jong-un/ Lideri i Koresë së Veriut shfaqet në publik pas tri javësh

Kim Jong-un u rishfaq sërish pas tri javëve mungesë në sytë e publikut. Ai është parë për herë të fundit më një maj, në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave në Penian.

Për këtë arsye, mediat botërore aluduan jo pak mbi shëndetin e diktatorit, madje shkuan deri aty sa hamendësuan se ai mund të ketë vdekur. Lideri i Koresë së Veriut, është parë duke kryesuar një takim  që në fokus kishte kapacitetin e armëve nukleare.

Në prani të Komisionit të Shtatë Qendror Ushtarak të Partisë së Punës të Koresë, Kim tregoi synimet për të rritur forcën e ushtrisë dhe për t’i vënë në gatishmëri forcat strategjike. Raportohet se diktatori përmendi nevojën për të përmirësuar “makinerinë e panevojshme dhe defektet përbërëse” të ushtrisë, në mënyrë që të mund të jenë më të përgatitur në rast të një sulmi nga forcat e huaja, shkruan The Guardian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments