8.5 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeRiker: Rusia u ndërhyri në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Riker: Rusia u ndërhyri në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Ish ambasadori i SHBA-së në Maqedoni të Veriut, tani përgjegjës për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin e Shtetit, Filip Riker, për MIA-n deklaroi se zgjedhjet e fundit parlamentare treguan se demokracia në vend është në gjendje të mirë, por paralajmëroi se ndikimi negativ rus mbetet rrezik për të gjithë, përfshirë edhe dhe për vendet anëtare të NATO-s, njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

Riker këtë pasdite mori pjesë në panel diskutimin mbi ndikimin e Rusisë në vendet e Evropës Lindore.

Në pyetjen e MIA-s nëse vendi është tani i sigurt nga ndikimi rus me anëtarësimin e Maqedonisë të Veriut në NATO, Riker paralajmëroi se asnjë vend nuk është plotësisht i sigurt.

“Ndikimi i dëmshëm rus mbetet i pranishëm gjithandej dhe sfidë për vendet anëtare të NATO-s, si dhe ato joanëtare, dhe ne e shohim atë në SHBA, ku ata vazhdojnë të përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet tona përmes aktiviteteve tjera të dëmshme, ky ishte rasti edhe me Maqedoninë e Veriut”, tha Filip Riker për MIA-n.

Ish-ambasadori mirëpriti rezistencën e demokracisë së vendit tonë përballë sfidës ruse, veçanërisht duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve, siç tha ai.

“Procesi ishte rezistues dhe në atë drejtim mendoj se zgjedhjet ishin sinjal pozitiv që demokracia në vend mbetet gjallë, zgjedhjet ishin të lira, të drejta dhe të zhvilluara mirë dhe treguan dëshirën për të vazhduar atë që është arritur, që do të thotë të bëhesh anëtari i 30-të i NATO-s pavarësisht sfidës me Kovid-19”, tha Riker.

Anëtarësimi i Maqedonisë të Veriut në Aleancë është me rëndësisë të madhe për NATO-n, si dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, shtoi Riker, dhe një herë bëri thirrje për kujdes në lidhje me Rusinë.

“Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku në menaxhimin dhe luftimin e ndikimit të dëmshëm rus dhe kam besim të plotë se Qeveria në Maqedoninë të Veriut do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar vendin, për t’u përqëndruar në marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurinë, stabilitetin që i sjell anëtarësimi në NATO. Ne kemi parë që konfliktet afatgjata, si ai mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë mund të zgjidhen përmes diplomacisë pragmatike”, shtoi ish-ambasadori amerikan.

Gjatë paraqitjes së tij, këtë pasdite, Riker theksoi se nuk ka kërcënim më të madh për Evropën Lindore sesa Rusia për momentin dhe theksoi se SHBA-ja ka tentuar të zgjidh çështjet me Moskën në mënyrë tjetër, por pa sukses.

“Rusia tani duhet të përgjigjet dhe të pranojë përgjegjësinë për veprimet e saj”, tha Riker, duke përmendur helmimin e liderit të opozitës ruse Aleksej Navalni, sulmet kibernetike, dezinformimin, vrasjet, dhe shkeljet e marrëveshjeve me Ukrainën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments