Revizorët konstatojnë parregullsi në punën e Entit Hidrometeorologjik

284

Në Entin Hidrometeorologjik, Revizioni shtetëror ka konstatuar se në disa pozita pune janë punësuar njerëz me arsim joadekuat. Sipas revizorëve vendimi i këtillë sjell rrezik që të punësuarit të mos munden t’u përgjigjen detyrave të dhëna. Në mënyrë plotësuese të punësuarve u është mundësuar të punojnë me turne- madje edhe nga 24 orë pa ndërprerje  ndërsa në këmbim kanë marrë ditë të lira pune. Revizorët kanë konstatuar se kjo praktikë nuk është në pajtim me Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe paraqet rrezik rrogat e paguara të mos jenë pasqyrë reale e orarit të kaluar në punë.

Mënyra e tillë e organizimit të orarit të punës nuk siguron gjithmonë numrin e nevojshëm të orëve të kërkuar me ligj në nivel mujor, ndërsa për muaj të caktuar tek një numër i caktuar i nëpunësve paraqitet tepricë e orëve, për çfarë kanë ngritur procedura gjyqësore për kompensimin e shtesave për punë jashtë orarit, kompensim në pushim javor, për punë në festa, shpërblim për mbi 150 orë”-thonë nga Revizioni shtetëror.

Revizioni ka të bëjë për vitin 2018. Kështu, në regjistrat e kontabilitetit para dy viteve është paraqitur situata prej tetë milion e dyqind mijë denarë. Rreth 5 milion denarë janë shpenzuar për raketa kundër breshrit.

Për pjesën e mbetur të rezervave të materialeve dhe pjesëve rezervë në vlerë prej 3 milionë e 148 mijë denarë, revizionit nuk i janë prezantuar dëshmi përkatëse për konstatimin e gjendjes”-theksojnë nga Revizioni shtetëror.

Kontrolli i dokumenteve në Entit Hidrometeorologjik ka treguar se mungon pajisja. Revizorët kërkojnë persona përkatës të vërtetojnë përgjegjësi te të punësuarit për mungesën.

Komisioni i regjistrimit ka konstatuar mungesë të 29 copëve pajisje- kompjuterë laptop, televizorë, aparate digjitale, me vlerë aktuale prej 46 mijë eurove”-pohojnë nga Revizioni shtetëror.

Raporti i revizionit është përgjegjësi e ushtruesit të detyrës drejtor Ivica Todorovski i cili në këtë detyrë është që nga 3 gushti i vitit 2017. Enti Hidrometeorologjik nuk ka pasur asnjë vërejtje për raportin e revizionit shtetëror.