3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeNdarja e mjeteve të KSHZ-së mes LSDM dhe BESËS, Llogari të përbashkët...

Ndarja e mjeteve të KSHZ-së mes LSDM dhe BESËS, Llogari të përbashkët për harxhimet e fushatës, por reklamat veçmas

Koalicioni LSDM-Besa do të ketë xhirollogari të përbashkët vetëm për fushatën parazgjedhore por minutat e tyre për reklamim televiziv nuk do të preken, veç do t’i ketë LSDM-ja si parti në pushtet e veç Besa si parti opozitare, siç parashikohet me ligj, shpjegon për TV21 anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Enver Salihi.

“Xhirollogaria e përbashkët bëhet për të gjitha harxhimet që i bën koalicioni si koalicion gjatë kampanjës kurse reklamimi i partive politike nuk ka të bëjë me xhirollogarinë e përbashkët, për shkak se reklamimi i partive politike varet nga votat e fituara nga partitë politike në zgjedhje e fundit parlamentare, ku në nenin 2 pika 10 është e precizuar se kush bën pjesë në opozitë, pra partitë politike që kanë qëndruar në opozitë dhe që kanë fituar numër më të madh të votave”, deklaroi Enver Salihi.

E përkundër këtyre pohimeve të Salihit që si anëtar është i propozuar nga “Besa”, kolegia e tij e propozuar nga BDI-ja, nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu flet më me rezerva për çështjen e minutazhit dhe xhirollogarisë, për të cilën thotë se do të merret vendim kur edhe zyrtarisht LSDM dhe Besa të dorëzojnë listat, afat që skadon në mesnatën e datës 12 mars.

“Pjesën mediatike rregulloren e sjell Agjencia për Shërbime mediatike, ndërsa sa u përket parave, njëherë të mos flasim për situata hipotetike se çka do të ndodhë. Do me thënë ne do ta dimë se çfarë do të ndodhë pas dorëzimit të listave. Siç e dini ne jemi organ kolektiv, vendimin do ta marrim me konsensus dhe do të jeni të informuar në kohë se çfarë do të ndodhë”, tha nwnkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu pwr TV21.

TV21: Në bllokun opozitar do të jetë VMRO-ja dhe BESA dhe në bllokun e pushtetit LSDM-ja dhe BDI-ja?

D.SH: Tash në bazë të Kodit zgjedhor dhe në bazë të momentit, situatës reale ashtu është situata për momentin.

Sipas Kodi zgjedhor, në pjesën e financimit, 45 % i takojnë partive më të mëdha në pushtet dhe 45% dy partive më të mëdha opozitare që në zgjedhjet e fundit kanë marrë më shumë deputet. 10 përqindëshi i mbetur ndahet mes partive të tjera.

Krahas këtyre, LSDM-ja dhe Besa veç e veç do t’i kenë edhe anëtarët e Këshillave Zgjedhorë, LSDM të sajat si parti në qeveri e Besa të vetat si opozitë. Njëjtë do të ndodhë edhe me dy partitë e tjera VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në. KSHZ-ja sot u ka nisur katër partive kërkesat për të paraqitur anëtarët e tyre për Këshilla Zgjedhorë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments