16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeREVIZIONI VËREN PARREGULLSI NË KOMUNËN E TETOVËS

REVIZIONI VËREN PARREGULLSI NË KOMUNËN E TETOVËS

Parregullsi në pagesën e rrogave për të punësuarit, futje në borxh të ndërmarrjes Parkingu i qytetit-Tetovë, pa lejen e Këshillit drejtues dhe komunës.

Këto janë vetëm një pjesë e parregullsive në punën e këtij institucioni që e zbuloi Revizioni Shtetëror pas kontrollimit të dokumentacionit për vitin 2018.

Rroga janë paguar pa rregullore të miratuar, ndërsa puna shtesë u është paguar punëtorëve edhe pse nuk ka pasur evidencë nëse ata kanë ardhur në punë.

Byroja e prokurimeve publike

“Pas kontrollimeve të bëra në librat e mbajtjes së evidencës për orarin e punës me raportet mujore-listat për evidentimin e të punësuarve, revizioni zbuloi se janë paguar orë shtesë për të shtunat ndërsa punëtori nuk është evidentuar në libër për orarin e punës”

.

Më 31 dhjetor 2018 Parkingu i qytetit-Tetovë ka marrë 55 mijë euro kredi nga persona juridik. Për kredinë nuk është caktuar bazë për huamarrje dhe për çka do shpenzohen paratë. As këshilli drejtues i ndërmarrjes e as këshilli i komunës së Tetovës nuk kanë miratuar vendim që ndërmarrja të marrë kredi.

Byroja e prokurimeve publike

“Huamarrja e ndërmarrjes pa vendim paraprak nga Këshilli i komunës dhe këshilli drejtues i ndërmarrjes si efekt ka rritjen e paligjshme të detyrimeve dhe punë jotransparente me mundësi për shpenzim të mjeteve pa ndonjë qëllim”.

Në vitin 2016, 2017 dhe 2018 Parkingu i qytetit- Tetovë, sipas revizorëve ka regjistruar humbje prej mbi 150 mijë euro, ndërsa drejtori në detyrë nuk ka ndërmarrë aspak masa për ta mbuluar vrimën në buxhetin e ndërmarrjes. Gjithashtu ndërmarrja ka marrë para në dorë për shfrytëzimin e parkingut në qytet. Këto para përgjegjësit nuk i kanë pagur rregullisht në bankë si qarkullim ditor. Revizioni ka konstatuar se në vitin 2018 pa procedurë për prokurim publik për 30 mijë euro ndërmarrja ka blerë një automjet merimangë dhe pjesë për kompjuterë. Revizorët në raportin e tyre kanë regjistruar se transaksionet financiare dhe informatat për atë vit nuk janë në pajtim me rregullativat relevante ligjore. Parkingu i qytetit- Tetovë nuk ka pasur kurrfarë vërejtjesh për raportin e revizionit, ndërsa për parregullsitë, sipas revizorëve, përgjegjës janë Fejsal Beadini ushtrues i detyrës drejtor nga 30.06.2018 dhe Sedat Alili ushtrues i detyrës drejtor i ndërmarrjes nga 01.07 po të njëjtin vit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments