19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeLiturgjia e Strugës na rrezikoi të gjithëve, përplasen palët, problemi bëhet politik

Liturgjia e Strugës na rrezikoi të gjithëve, përplasen palët, problemi bëhet politik

“Rri në shtëpi, respekto distancën dhe mbaj maska” janë thirrjet që bëhen nga autoritetet për të luftuar virusin korona. Të njëjtat zbatohen edhe në shtetet tjera, por dje nuk u repsketuan në Strugë. Pa maska dhe pa mbajtur distancë, qindra besimtarë ortodoksë morën pjesë në liturgjinë për Shën Gjergj.

Liturgjia u organizua nga Manastiri e Shën Jovan Bigorskit. Njoftimi ishte se ceremonia do të mbahet pa besimtarë, por brenda këtij njoftimi ka një kontradiksion.

Manastiri i Shën Jovan Bigorskit:
“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë e virusit korona dhe në përputhje me masat parandaluese të shtetit dhe autoriteteve shëndetësore, këtë herë liturgjia do të realizohet nga kleriku lokal dhe i manastirit, pa praninë e besimtarëve. Pjesëmarrësit do t’u përmbahen masave të nevojshme, kurse popullata lokale do të mund ta ndjekë atë nga trotuaret e rrugëve nga ku do të kalojë ajo, duke e mbajtur distancën e nevojshme”.

Në terren situata eskaloi dhe kjo ngjalli reagime. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është tejet i zhgënjyer dhe kërkoi të hetohet rasti.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë:
“Prej fillimi vazhdimisht përsëris, pa përkrahje të qytetarëve, punonjësit nuk mund të bëjnë asgjë. Asgjë. Nëse duam ta mbajmë këtë trend pozitiv të, duhet t’i respektojmë masat pa përjashtim. Kërkoj të realizohet hetim si është lejuar të ndodh një tubim i tillë i cili ndalohet rreptësisht”.

Reagoi edhe zëvendëskryeministri, Bujar Osmani. Premtoi se do të ketë përgjegjësi.

Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër:
“Në Qytetin ku vdekshmëria nga virusi është 20% e numrit të të infektuarve, kjo është papërgjegjshmëri e nivelit më të lartë. Tani më asnje masë nuk ka kuptim. Përgjegjësi do ketë”!

A respektohen apo jo masat varet nga Ministria e Brendshme. Ministri Naqe Çulev tha se do të hetohet nëse ka pasur lëshime nga ana e nëpunësve policorë.

Naqe Çulev, Ministër i Punëve të Brendshme:
“Do të shohim se a ka pasur lëshime nga nëpunësit policorë në Strugë dhe në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër. Kishim raste të tilla edhe në Hasanbeg dhe Gjevgjeli, kështu që nuk është rasti i parë. në përgjithësi qytetarët i respektojnë masat, megjithatë bëhet fjalë për një ngjarje të rëndësishme fetare që dukshëm nuk është realizuar mirë”.

Situata u politizua. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka kërkuar dorëheqjen e Çulevit dhe ka disa pyetje për të.
“Naqe Çulev a u konsultua me Mickoskin para se të vendosë të rrezikojë shëndetin e qytetarëve? Mickoski a e nxiti Çulevin të organizojë një ngjarje të tillë në mes të pandemisë pa masa mbrojtëse? Mickoski a i tha Çulevit të mos intervenojë gjatë tubimit masiv në Strugë”? Tha Zoran Zaev lider i LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE-ja heshtje, ndërkaq të gjitha partitë tjera politike e kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar të ndëshkohen shkelësit si në Hasanbeg dhe Gjevgjeli. Nga MPB-ja pa detaje, kurse ndaj rastit do të veprojë Prokuroria. Janë ndërmarrë aktivitetet për të identifikuar shkelësit.

Prokuroria Publike:

“Në drejtim të verifikimit të fakteve në lëndë, Prokuroria e Strugës do të dorëzojë kërkesë te Reparti për Punë të Brendshme në Strugë për verifikim të ngjarjes dhe zbulimin e kryerësve eventual të veprës penale. Gjithashtu, është kërkuar që të identifikohen dhe të thirren organizatorët e litugjisë që të verifikohet nëse ngjarja është paralajmëruar në rregull, kush duhej të merrte pjesë, çfarë leje kanë marrë dhe a është vepruar sipas të njëjtës”.

Do të hetohet gjithashtu nëse ky manastir që ka organizuar ngjarjen, ka mbajtur llogari që të mos grumbullohen qytetarë, dhe nëse do të ndodhë një gjë e tillë, e njëjta të jetë me radar ku do të respektoheshin masat qeveritare për parandalimin e Covid-19. Për dëshminë materiale do të sigurohen të gjitha videot nga objektet përskaj së cilave kanë parakaluar klerikët, ndërkaq ngjarja ka shkuar drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të manastirit Shën Jovan Bigorski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments