7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeREL / Komuniteti LGBTI pret mbështetje nga BDI-ja

REL / Komuniteti LGBTI pret mbështetje nga BDI-ja

https://www.evropaelire.org/a/komuniteti-lgbti-pret-mbeshtetje-nga-bdi-/31294854.html

Përfaqësuesit e komunitetit LGBTI në Maqedoninë e Veriut, presin që partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI), që tashmë është orientuar si parti e gjelbër, të mbështesë realizimin e të drejtave të këtij komuniteti.

BDI-ja, të shtunën, më 5 qershor njoftoi se “gjelbërimi do të bëhet shtylla kryesore e programit” të saj partiak.

Kryetari i organizatës për të drejtat e komunitetit LGBTI, “United Tetovë”, Bekim Asani, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë me orientim të gjelbër në vendet evropiane, krahas përgjegjësisë për mjedisin, orientimi i tyre është kundër çfarëdo lloji të konfliktit apo të dhunës dhe synim kanë realizimin e komunitetit LGBTI.

“Besoj se Bashkimi Demokratik, pas kalimit në një parti me strategji të gjelbër, është e vetëdijshme se një nga bazat themelore të ideologjisë së partive të gjelbra janë të drejtat e njeriut, veçanërisht mbështetja e realizimit të të drejtave të komunitetit LGBTI. Prandaj, besojmë dhe shpresojmë se BDI-ja, si parti, do ta vendosë lartë në agjendën e saj edhe afirmimin e të drejtave të komunitetit LGBTI”, tha Asani.

Asani ka rikujtuar se gjatë fjalimit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka vendosur theksin tek aktivistja Greta Thunberg sa i përket rëndësisë së ambientit dhe rolit të faktorit njeri të ndryshmeve klimatike. Ai kujtoi se Thunberg është një nga personat që ka ngritur zërin edhe për të drejtat e komunitetit LGBTI.

“Jemi munduar që t’i vetëdijesojmë partitë politike shqiptare për ekzistencën e personave LGBTI edhe te komuniteti shqiptar, këtu në Maqedoninë e Veriut. Besojmë se është koha që partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut të flasin hapur realizimin e të drejtave të komunitetit LGBTI, duke parë agjendat e tyre evropiane dhe fjalimet e tyre për Evropën dhe këto t’i vënë në praktikë”, thotë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments