6.8 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeRegjistrimi, Zaev: Ligjet për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera...

Regjistrimi, Zaev: Ligjet për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera nuk do të ndryshohen

Kryeministri Zoran Zaev sqaron dilemat rreth të dhënave të regjistrimit të popullsisë. Ai thotë se numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente dhe asaj jorezidente do të mbetet baza e politikës së përfaqësimit të drejtë etnik dhe çështjes së përdorimit të gjuhës. Ligjet për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera nuk do të ndryshohen, thotë Zaev. Kurse, shifrat e popullsisë rezidente do të shfrytëzohen për krijimin e politikave lokale të zhvillimit.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, ligji për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive më të vogla etnike, mbeten absolutisht të njëjtë dhe nuk ndryshohen assesi, varësisht nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve, i rezidentëve dhe jorezidentëve. Këtu jemi pastër. Nuk ka procese retrograde. Kushtetuta është e qartë, ligjet janë të qartë dhe vazhdojnë të vlejnë. Ajo që do të ndryshojë sa u takon politikave ekonomike dhe sociale, është që nëse një fshat është zbrazur dhe nuk jetojnë më njerëz në atë fshat, ata para do të ridestinohen të mund të përdoren për në një fshat tjetër ose në qytet ku janë shpërngulur njerëzit – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Ky qëndrim i kryeministrit hedh dritë mbi dilemat se për çfarë do të shërbejnë shifrat nga diaspora. VMRO-DPMNE-ja nga ana tjetër kishte kundërshtuar këtë fakt duke kërkuar që diaspora vetëm të evidentohet.

Deri tani brenda territorit të vendit janë regjistruar 1 milion e 212 mijë qytetarë, 378 mijë amvisëri dhe 516 mijë banesa.

Regjistrimi (22.09.2021)
1.212.339 – qytetarë
378.033 – amvisëri
516.787 – banesa

Por, vetë-regjistrimi i diasporës mbetet i ulët. Në 24 orët e fundit janë vetë-regjistruar më pak se 250 veta në ditë. Enti Shtetëror i Statistikës pranon se ka pasur disa sulme kibernetike në faqen e tij por thonë se këto sulme nuk e kanë bllokuar funksionimin e plotë.

Regjistrimi i diasporës
21.09.2021 – 193 742
22.09.2021 – 193 982

Nga Enti i Statistikave kishin thënë se për momentin nuk janë regjistruar as gjysma e numrit të mërgimtarëve të cilët pritej se do të regjistrohen, numri i të cilëve thuhet se është diku 450 mijë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments