ASH: ZAEVI NUK ËSHTË MBI KUSHTETUTËN, TË DREJTAT E SHQIPTARËVE VAREN NGA NUMRAT

29
DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Kryeministri Zoran Zaev ka kohë që ka humbur kontaktin me realitetin dhe deklaratat e tij jo vetëm që nuk mund të merren si të sakta, por ato paraqesin alarm shqetësues për planet e fshehta të Qeverisë LSDM-BDI. Të drejtat koleltive të shqiptarëve varen nga numrat dhe këtë e thotë Kushtetuta, ndërsa Zaev nuk është mbi aktin më të lartë juridik. Ndërkaq, Artan Grubi e ka dëshmuar tanimë se sa lehtë bëhen pazare në kurriz të shqiptarëve dhe ai më së paku ka të drejtë të flet për avancim të drejtash.Deklaratat e këtilla të dy drejtuesve qeveritarë dhe liferimet me numrat kanë rritur edhe më shumë dyshimet për atë se çfarë po ndodh me regjistrimin. Qeveria dhe Enti Shtetëror për Statistikë duhet urgjentisht të japin llogari se çfarë po ndodh me faqen dhe bazën e të dhënave të regjistrimit, çfarë dëmi kanë shkaktuar sulmuesit kibernetik, a janë prekur të dhënat e diasporës dhe kush do të mbajë përgjegjësi për ndërhyrjet eventuale në shifra.