19.2 C
Tetovo
E enjte, 30 Maj, 2024
BallinaSport‘Reali nuk vdes kurrë!’

‘Reali nuk vdes kurrë!’

Reali i Madridit ka siguruar biletën për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar kampionët në fuqi të Mançester Sitit.

Spanjollët do të gjejnë Bajernin, një njohje të vjetër në rrugën drejt “Uemblejt”. Ka qenë lotaria e penalltive që i ka buzëqeshur ekipit të Ançelotit pas një beteje 120 minuta, ku Reali i ka mbijetuar ferrit të “Etihad”-it. Trajneri i “los blancos”, Karlo Ançeloti, nuk e ka fshehur lumturinë për këtë sukses, me Madridin që ka thyer të gjitha parashikimet që e shihnin të eliminuar përballë makinerisë së Guardiolës.

“E kemi nisur mjaft mirë takimin, duke kaluar shpejt në avantazh. Por pas golit situata ndryshoi, siç ishte dhe e pritshme. E dinim se Siti do të reagonte fuqishëm dhe ne do të na duhej të vuanim. Kemi nisur të vuajmë, por gjithnjë duke luftuar për çdo top, duke sakrifikuar në çdo ndërhyrje. Në pjesën e dytë jemi tërhequr shumë prapa dhe i kemi dhënë mundësi Sitit të na shtypë. Në fund mendoj se jemi mbrojtur mjaft mirë.

Nuk ishte hera e parë për Realin e Madridit. jemi mësuar shpesh me situata të tilla. Shpesh jemi ndodhur në pozita ku askush nuk na ka llogaritur, por në fund ia kemi dalë. Kur arritëm te penalltitë isha i bindur se do të kualifikoheshim. Më pëlqen shumë kur shoh një skuadër që sakrifikon, vuan, por lufton dhe fiton. Vetëm kështu mund të fitonim në Mançester.

Guardiola më ka përgëzuar për kualifikimin dhe më ka uruar fat. Si gjithnjë është treguar një zotëri i vërtetë. Këtë herë fati ishte nga ana jonë.

Ka qenë një ndeshje që kemi konsumuar energji, por për fat nuk kemi pasur asnjë dëmtim. Kemi kohë për të rikuperuar! E gjithë bota na jepte për të mbaruar dhe ky është një gabim, sepse Reali nuk vdes kurrë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments