14.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaOpinionReagon Veton Sadiku nga BDI-Dega Gostivar: Komuna në borxhe dhe pa asnjë...

Reagon Veton Sadiku nga BDI-Dega Gostivar: Komuna në borxhe dhe pa asnjë investim kapital, ndërsa Taravari bën punësime jo-ligjore të aktivistëve partiak

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Gostivar, ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari lidhur me borxhin aktual të komunës, i cili sipas të dhenave të fundit nga viti 2023 ka kapur shifrën prej rreth 7 milionë euro.

Veton Sadiku, nënkryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, përmes një press-konference ka thënë se Taravari edhe pse nuk ka realizuar projekte kapitale për qytetin, po bën dhe shkelje ligjore duke realizuar punësime fiktive – të jashtë ligjshme të aktivistëve të tij partiak.

Ai shton se me këto punësime jo-ligjore të rinjtë po trajtohet vetëm si numër votash e jo si kapacitet vital i një shoqërie.

Reagimi i plotë:

Te nderuar perfaqesues te mediumeve, te dashur bashkeqytetare te qytetit te Gostivarit, vetem para pak ditesh, deputetja jone znj. Arta Bilalli-Zendeli, para jush shpalosi  konkretisht parashtroi 5 pyetje  ndaj kreut te komunes se qytetit tone, mirepo pasi qe nuk morrem pergjigje, dua qe perpara jush te elaboroj njeren nga pikat shume shqetesuese  dhe me interes publik per te gjithe banoret e qytetit tone e ne vecanti te rinjte e qytetit tone.

Andaj,  ju drejtohemi te gjithe juve,fillimisht te gjithe te rinjve te Gostivarit, mandej, qytetareve te Gostivarit!

Po ju drejtohemi me sinqeritetin me te madh per te ndare me ju disa nga shqetesime tona si rini e Gostivarit, e me pas si rini e BDI-se.

Shqetesime te cilat fillimisht vijne nga menyra joadekuate e trajtimit te te rinjeve te qytetit nga pushteti aktual lokal! Pushteti lokal,me sa duket dhe per fat te keq te rinjte po i sheh vetem si vota per diten e zgjedhjeve dhe ne asnje menyre nuk I sheh si kuadro per te se ardhmes, ose me shkurte thene e ardhmja e ketij vendi, por  I sheh vetem si  mjet per realizimin e interesave te tyre klanore apo grupore, e kete e them duke u bazuar ne faktin se nga shume takime me te rinj e te reja te qytetit tone shpesh here me eshte percjellur  se kjo forme eshte duke u perdorur, e kushtimisht thene joshjes se te rinjve me ane te kontratave ne veper duke iu garantuar nje lloj i pages mujore ne kembim te besnikerise se tyre diten e zgjedhjeve dhe mbeshtetjes me vote! E kjo forme e afrimit te rinise  me disa punesime, qe  mbi te gjitha do I kisha llogaritur  joligjore, ofrim te nje shume te caktuar te parave ose kontrata ne veper te paguara me mjete nga buxheti i komunes se qytetit tone, te cilat realisht me e mira do te kishte qene qe ato mjete te mos keqperdoren ne keto forma, por te ishin planifikuar dhe shfrytezuar ne investime kapitale te qytetit tone,mirepo me zhgenjimin me te madh sot ju drejtohem juve se fatkeqsisht u bene 7 e dale ngadale po hyjme ne vitin e 8, mirepo nuk shohim asnje investim kapital ne horizont, sepse tashme te gjithe jemi deshmitare se si kjo administrate komunale e deshtuar, pa planprograme, pa vizion udhehiqet nga disa individe te cilet  pasurohen dita dites dhe e kane shndërruar institucionin komunal si burim per te perfituar financiarisht ata dhe rrethi i tyre i ngushte dhe jo nga kryetari i kesaj komune I cili mori besimin e popullit per te bere kete pune.

Eshte shume e thjeshte, te jemi te sinqerte, ne nuk i prisnim parkingjet ne kate e aq me pak investimet madhore kapitale te cilat u premtuan ne fushaten zgjedhore, sepse ishim mesuar me premtime te parealizuara qe nga mandati i kaluar,por, ndoshta rinia e juaj i ka pritur, sepse ne fund te dites ato kane kerkuar besimin me vote nga qytetaret per t’ju perkrahur juve duke u bazuar ne premtimet e juaja parazgjedhore, megjithate, kete kaos urbanistik,nuk besoj se e ka pritur dikush! Te nderuar,ne e dijme qe te rinjte e Gostivarit kane kapacitet per te vleresuar situatat politike dhe se per ata nuk ka vlere  nje punesim fiktiv dhe i pa sistematizuar, pa perspektive per zhvillim dhe profesionalizim ne karriere!  Ne jemi te sigurte se rinia e qytetit tone te dashur,nuk i arsyeton as kontratat ne veper,per realizimin e te cilave  jane duke u marre mjete drejtpersedrejti nga buxheti i komunes, mjete keto, te mbledhura nga taksat e qytetareve, ndersa tashme e dime se komuna eshte me borxh te thelluar ku sipas informatave qe posedojme nga viti I kaluar, konkretisht 2023 , borxhi i komunes ka qene diku rreth 7 milion euro, duke mos permendur ketu borxhet e NP qe operojne ne suaza te komunes e kush e di se sa eshte sot, mirepo ata thirren ne transparence dhe ne nuk e dijme borxhin e komunes sone!

Ne jemi te sigurte se Gostivari ka nje rini te shendoshe ,rini e cila nuk arsyeton te merr mjete duke qendruar ne shtepi, kur heronjte e qytetit tane, punonjesit e zellshem te Higjienes Komunale nuk marrin paga per 3-4 muaj me rradhe dhe mbi te gjitha, nuk kane mjete per pune, nuk kane uniformat e tyre adekuate per pune dhe nuk iu plotesohen kushtet elementare per pune!

Ne jemi te sigurte se servilosja apo mercenarizmi nga ana e te rinjeve tane do te refuzohet gjithmone pasi qe besoj forte se kjo rini, kjo ardhmeri qe jemi ne, eshte rritur dhe edukuar per te menduar per brezat e ardhshem e jo si disa qe pretendojne vetem zgjedhjet e ardhshme,andaj, kjo rini do ta kundershtoje kete qasje, madje fuqishem! Ne jemi te sigurte se rinia e Gostivarit nuk behet pjese e ketij keqperdorimi dhe keqmenaxhimi te pushtetit lokal!

As 2-3 paga, as tendere qindra mijera eurosh,nuk e bindin rinine tone te ec neper kete rruge politike e cila duket se ka arritur ne fund te humneres dhe nuk kursen asnje lloj mekanizmi per te munduar te shpetojne veten e tyre per te mos u bere kufoma politike,sepse ne jemi me shume se kaq! Ne e dijme se meritojme shume me shume se kaq,por me sa duket ata nuk e dijne vleren tone!

Te nderuar,fushata e zeze parazgjedhore nuk na takon neve si rini ne politike! Fushata e zeze e shfrytezuar per vite me rradhe nga opozita shqiptare ne nivel qendror nuk ka treguar asnjehere rezultat! Andaj ju lutem,mos e merni kete konference per shtyp si  fushate te zeze,mereni si nje shpalosje te sinqerte e realitetit te hidhur qe na rrethon per vite me rradhe!

Cdo rinist,cdo qytetar, meriton te dije cfare po ndodh ne institucionet e udhehequra nga pushteti lokal!

Fundja, kjo eshte transparenca per te cilen ju thirreni, apo jo?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments