Reagojnë agjencitë turistike, kërkojnë që Qeveria të mos vendos kushte në kufi

33

Sektori i turizmit konsideron se nuk duhet të lejohet që të përjetohet edhe një humbje e madhe nëse institucionet kompetente sjellin vendim të hyhet në shtet me test PCR të detyrueshëm. Këtë mendim e ndajnë të gjitha agjencitë turistike, të cilët tashmë e disa muaj luftojnë që të rimëkëmben nga viti katastrofal i 2020-tës, kur turizmi ishte në errësirë.

“Ne si grup i agjencive turistike konsiderojmë se vaksinimi është mënyrë e detyrueshme për rimëkëmbjen e ekonomisë, uljen e rasteve të vdekjes dhe numrave të qytetarëve të sapoinfektuar. Si sektor privat i cili lufton që të mbijetojë në jetë, konsiderojmë se nëse sillet vendim për hyrje në shtet me test PCR të detyrueshëm, do t’i shtyjnë të gjithë, që tashmë kanë paguar pushimin vjetor t’i kërkojnë mjetet që t’u kthehen pas, mjete të cilat tashmë janë paguar te partnerët tanë bashkëpunëtor në diasporë. Kjo do të nënkuptonte kolaps total, dhe me këtë edhe mbyllje të shumë agjencive”, thuhet në reagim.

Tregojnë edhe se klientët e tyre, të cilët deri tani kanë mbaruar pushimet, nuk ka pasur rast që janë kthyer në vend të infektuar me Covid-19 dhe se shumica prej tyre tashmë janë të vaksinuar.

Kjo siç thonë, tregon se udhëtarët janë të sigurt.

Kërkojnë që testi të mos vendoset si kush për dalje nga vendi, pasi siç thonë, disa shtete nuk e kanë kush për hyrje në to, sikurse është Mali i Zi dhe Shqipëria.

“Kjo tregon se udhëtarët që udhëtojnë në mënyrë private dhe ata në grupe janë të sigurt. Ajo çfarë kërkojmë nga institucionet kompetente, është që të mbeten masat aktuale. Konsiderojmë se nuk është e nevojshme që të zbatohet testim i detyrueshëm për hyrje në shtetet ku nuk është i nevojshëm testi, si në Shqipëri dhe Mal të Zi. Gjithashtu konsiderojmë se institucionet kompetente duhet të realizojnë analizë të detajuar në vendkalimet kufitare duke shfrytëzuar modelin e “testimit me zgjedhje të rastësishme” të turistëve të Maqedonisë të cilët kthehen në shtëpi. Pas gjithë kësaj mund të vërtetohet nëse është i nevojshëm testimi i detyrueshëm, duhet të vendosen ekipe mobile në rrjetin ndërkufitar ku qytetarët do të mund të realizojnë teste të shpejta me çmime të cilat në laboratorët e vendin sillen nga 800 deri në 1000 denarë”, thanë nga Agjencitë turistike.

Ky reagim vjen pasi Qeveria nesër do të vendos ndaj vendimit të Shtabit të Krizës që në kufij, gjatë hyjres dhe daljes nga vendi të vendoset si kusht testi PCR negativ, certifikata e vaksinimit dhe vërtetimi se kemi kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit.