13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPamjet që po shpërndahen në rrjetet sociale: Kështu dukej brenda aeroplani që...

Pamjet që po shpërndahen në rrjetet sociale: Kështu dukej brenda aeroplani që u largua nga Kabuli

Një fotografi e pjesës së brendshme të një aeroplani që largohet nga Kabuli po përhapet në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për aeroplanin ushtarak amerikan US Air Force C-17, i cili, siç shkruan Defense One, fluturoi nga Kabuli të dielën.Sipas Defense One, e cila mori fotografinë nga zyrtarët ushtarakë, 640 persona ishin të grumbulluar në aeroplan, shumë herë më shumë se sa pritej.

Ndryshe, dhjetëra afganë po ikin nga talebanët, të cilët po përparojnë me shpejtësi dhe po marrin pushtetin në të gjithë vendin.

Le të shtojmë se fotografia nuk është, siç shkruajnë shumë media, nga pjesa e brendshme e aeroplanit nga i cili ranë njerëzit, i cili fluturoi nga Kabuli të hënën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments