18.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeRasti Alsat, reagim i partisë në pushtet-AAA: Të ndalet presioni ndaj televizionit

Rasti Alsat, reagim i partisë në pushtet-AAA: Të ndalet presioni ndaj televizionit

Pas aktualizimit të kontestit pronësor ndaj Televizionit Alsat dhe vendimit gjyqësorë për ta vendosur në shitje publike një pjesë të pronës së televizionit, partitë në pushtet kanë shpalosur qëndrimet e tyre. Alternativa e Afrim Gashit i bën thirrje Qeverisë dhe partnerëve të koalicionit të ndalojnë presionin ndaj Alsatit dhe njëkohësisht të ndërmerr hapa urgjent kundër rrëzimit të besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit. Në qëndrimin e Alternativës theksohet mos justifikimi që për faj të një lëshimi institucional të ushtrohet presion ndaj një media të pavarur dhe të vetme e nivelit kombëtarë në gjuhën shqipe.“AlternAtivA mendon se në këtë mënyrë po ushtrohet presion ndaj medias, në këtë rast ndaj televizionit nacional – të themeluar nga një kompani shqiptare – që për vite shërben si model për ndërtimin e shoqërisë multientike në vendin tonë. Nuk është e justifikueshme që për gabimet që i bëjnë institucionet faturën ta paguajnë mediat ose qytetarët. Për këtë arsye, AlternAtivA do të angazhohet në institucionet e pushtetit që të ndalet ky presion ndaj TV “Alsat-M”, ndërsa me këtë rast i bën thirrje pushtetit që mos të lejojë që dëme të këtilla ta rrënojnë besimin ndaj institucioneve”, thonë nga Alternativa . alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments