14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeRaporti i autopsisë për Vanjën nuk është përgatitur, Prokuroria Publike apelon që...

Raporti i autopsisë për Vanjën nuk është përgatitur, Prokuroria Publike apelon që të mos përhapen informacione të paverifikuara

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka njoftuar se ende nuk është përgatitur dhe nuk është dorëzuar tek ata autopsia për 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska. Ata apelojnë që të mos përhapen informacione të paverifikuara që mund të dëmtojnë procedurën.

Nga Prokuroria thonë se janë në komunikim dhe shkëmbim të vazhdueshëm të të dhënave me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe në interes të hetimeve nuk bëhen të ditura më shumë detaje për analizat dhe kontrollet që po bëhen.

Veprimet e të gjithë të përfshirëve janë aktualisht nën hetim, për të cilat mblidhen çdo ditë provat verbale dhe materiale dhe krahasohen me njëra-tjetrën”, thekson Prokuroria.

Nga atje shtojnë se është e nevojshme një periudhë e gjatë për rezultatet e autopsisë, sepse nuk bëhet fjalë për autopsi të zakonshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments