18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaOpinionRAMI MISIMI- TS / 20 vite pas dhe tmerri që përjeton sot...

RAMI MISIMI- TS / 20 vite pas dhe tmerri që përjeton sot Tetova

Do të bëhen 20 vite që kur kam përfunduar shkollën e mesme, para 20 viteve Tetova kishte grupe këngëtaresh, mbrëmje me muzikë LIVE në çdo kafiteri, argëtim pa fund deri në orët e mëngjesit të mërkurave e mos flasim për të premten që kishte “zhurka” të pa harrueshme për tërë javën.

Kishte diskoteka, kishte koncerte në pallat të kulturës, koncerte në Stadium të Tetovës, kishe të dashuruar që ecnin dorë për dore e që reflektonin dashuri edhe për të tjerët, kishte puthje të mdhaja të pa fundme, rini të gjallë që Tetova ngjante një qyteti sa do pak modern.

Pas 20 viteve nuk do e kisha menduar se Tetova do të shndërrohet në këtë gjendje pa clube, pa muzikë, pa argëtime pa diskoteka e pa bare të ndryshme. Tetovën gjithnjë kur isha i ri e kam menduar se do të bëhet si Tirana e Prishtina në mbrëmje që çdo qytetarë do të gjejë veten, dikush në muzikë të qetë. dikush në Rok muzikë, Tekno, dikush neë Discko e kështu me rradhë sepse nuk i di si quhen llojet e muzikave.

Sot, unë kam vetëm një zgjidhje, të premten të pres radhë për të pi çaj rusi te bafçja. 😡

E tash kush e solli në këtë gjendje që Tetova të jetë qytet i çajit e jo i mbrëmjeve argëtuese nuk e di.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments