12.8 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeRami Misimi / Besar Durmishi ,"Bllagoja Toska", dhe Faton Ahmeti.

Rami Misimi / Besar Durmishi ,”Bllagoja Toska”, dhe Faton Ahmeti.

Bulevardi “Bllagoja Toska” është kryekëput projekt i qeverisë me finansim i TAV-Maqedoni, këtë nuk e luan as topi.

Ky projekt nuk është meritë e komunës duhet ta themi të vërtetën.

Komuna ka pasur obligim që të paguaj shpronsimin e tokës dhe shtëpive, ku ende nuk i ka kryer obligimet e saja.

Besar Durmishi mbi 10 herë është fotografuar në këtë bulevard për të përvetësuar si projekt i komunës dhe si duket ia ka arritur qëllimit

Besar Durmishi është kryetar i degës së BESËS në Tetovë njejtë si Faton Ahmeti që është i BDI-së.

Për kundër Besarit, Faton Ahmeti nuk ka dalë asnjëherë as me këshilltarët e as me ndonjë të qeverisë për të treguar se këtë projekt e ka nis Teuta Arifi bashkë me Qeverinë me finansim të TAV- Maqedoni.

Faton Ahmeti në këtë rrugë është paraqitur dje me ZVKM e parë dhe Drejtorin e rrugëve Shtetërore, por siç duket është vizitë e vonuar sepse askush sot s’mund të bind asnjë tetovarë se ky projekt nuk është i Bilall Kasamit.

Bilall Kasami sërish del fitmitar me projektet e Teuta Arifit, njejtë siç bëri me rrugën “Strasho Pinxhurin” dhe disa projekte të tjera.

Dhe kjo mjeshtëri e Bilall Kasamit ndodh për shkak të dembelllëkut të degës së BDI-së në Tetovë që fare nuk reagon për asnjë keqpërdorim të tij apo përvetësim të projekteve kapitale qe janë ose të BDI-së ose të Qeverisë.

Dega e BDI-së në Tetovë, përpos Liridon Dishës askush asnjëherë nuk ka reaguar për asnjë keqpërdorim që ka kryer komuna e Tetovës, madje edhe këshilltarët e BDI-së as që i njeh dikush e as që kanë reaguar për diçka dhe Bilall Kasami edhe pas shumë skandaleve rejtingu i tij nuk është ulur.

Nëse mbahen sot zgjedhjet në Tetovë, Bilall Kasami e fiton cilin do kandidat që do të nxjerr BDI-ja.

Andaj në Tetovë thonë tre “karpuza” me një dorë nuk mbahen, një e mba dy të bien.

Nejse ka kohë edhe dy vite

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments