16.4 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeRama: Vizitën në Prishtinë do ta bëj, por mbledhje të qeverive s’kam...

Rama: Vizitën në Prishtinë do ta bëj, por mbledhje të qeverive s’kam thënë që do të ketë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar se, siç kishte paralajmëruar para një muaji, do të vijë në Kosovë për të treguar mbështetjen e tij për pranimin e propozimit ndërkombëtar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

I pyetur në A2CNN për detajet e kësaj vizite, Rama mohoi se do të ketë mbledhje të dy qeverive, pas anulimit në qershor.

Lexo Edhe:

Financial Secrets Of Prince Andrew: The Truth About His Fortune

Avokatja: Mediat suedeze raportuan se Naim Murseli punonte në njërën prej …

“S’kam thënë kurrë do të kemi mbledhje të qeverive. Ku i keni dëgjuar këto? Ju më dëgjoni mua apo”, tha Rama.

“Për vizitën në Prishtinë po, do ta bëj, por mbledhje të qeverive nuk kam thënë që do të ketë”, tha ai.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se nuk ka pasur asnjëherë problem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë s’kam pasë asnjëherë problem. Unë për veten time, them ato që bëj dhe bëj ato që them. Nuk pretendoj se kam të drejtë me çdo kusht, por nga ana tjetër, nuk ndërroj qëndrim kur kam bindjen që ky është qëndrimi, edhe sikur çka të bëhet. Dhe më vjen mirë që për shkak se nuk e di në çfarë mënyre drafti i Asociacionit i propozuar nga unë, por jo i shkruar nga unë, por nga një grup ekspertësh të nivelit më të lartë ndërkombëtar u bë publik dhe u pa qartësisht që është një draft pozitiv shumë për Kosovën”, tha ai.

I pyetur se pse s’e kishte diskutuar me Kurtin paraprakisht propozimin e tij për Asociacionin, Rama tha se nuk mund ta bënte.

“Nuk mund ta bëja këtë gjë dhe ekam shpjeguar pse. Por, edhe drafti që është propozuar është një draft shumë i mirë dhe unë shpresoj që ata ta mbështesin, ta marrin, ta aprovojnë dhe pastaj ta lënë topin në fushën e Serbisë dhe të mos rrinë ta mbajnë vetë, siç gabimisht bënë për një periudhë të gjatë duke marrë mbi vete shumë presione dhe shumë pakënaqësi”, tha ai.

“A do të jetë ky adresimi që do të bëni në Prishtinë gjatë vizitës që keni paralajmëruar se do ta bëni”, e pyeti gazetarja Alba Alishani.

“Këtë s’mund t’ua them juve, më vjen keq”, u përgjigj Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments