14.9 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeRama: Shqipëria është peng i mosmarrëveshjes mes fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut...

Rama: Shqipëria është peng i mosmarrëveshjes mes fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Shqipëria është peng i mosmarrëveshjes mes fqinjit tonë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarisë, tha sot kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalimin e tij në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane (SEE), që po mbahet në Tiranë.

Rama tha se nuk ka zgjidhje tjetër përveç durimit në këtë rrugë dhe shprehu shqetësimin për problemet e shumta me procesin e integrimit europian.

  • Procesi drejt BE-së është një proces neurotik. Shqipëria është peng i ngërçit mes fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Kjo është një nga situatat që mund të krijojë BE-ja. Nuk ka asnjë libër apo përvojë, asnjë shpjegim se si mund të trajtohet. Si mund të mbeteni peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Por ja ku është – siç thoshte Donald Trump. “Nuk duhet të humbasim durimin dhe dëshirën për Europën”, tha Rama në fjalën e tij.

Ai theksoi se Europa është në çdo plan të Shqipërisë dhe është zgjedhja e parë e lirë e vendit të tij, sepse “deri tani kemi qenë nën sundimin e perandorive të ndryshme kundër vullnetit tonë”.

  • Qëllimi i Shqipërisë është të promovojë bashkëpunimin dhe paqen në Evropë. “Nuk kemi alternativë në planet tona përveç Europës, ne kemi shumë për t’i dhënë rajonit sepse problemet mund të krijojnë vetëm përçarje”, tha Rama.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments