7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeRama në Bruksel, pritet ndaras nga presidentët e Këshillit dhe Komisionit Evropian

Rama në Bruksel, pritet ndaras nga presidentët e Këshillit dhe Komisionit Evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën në Bruksel, ku po qëndron me rastin e pjesëmarrjes në Mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të realizuara gjatë takimit me Von der Leyenin, por duke mos dhënë detaje.

“Bruksel – me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Evropian”, ka shkruar Rama.

Gjatë ditës, Rama është takuar edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në një postim në platformën X, Michel ka njoftuar se me Ramën ka diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Me Edi Ramën, diskutuan rrugën përpara në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE-ja është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid0NEm1bW83qbaaUs2yCX2BQicdbKAhFSU2URywWzwPntjCCyxxdYzjbR8LnAuCPdadl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments