12.3 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmePenov: Po politizohet shumë me dokumentet, dikush po krijon qëllimisht histeri

Penov: Po politizohet shumë me dokumentet, dikush po krijon qëllimisht histeri

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov ka për problemin me pasaportat dhe ka kujtuar se ato janë printuar nga një kompani gjermane e përzgjedhur në tenderin e vitit 2010.

Ai për “TV24” thotë se kontrata me atë kompani është ende e vlefshme dhe sekrete dhe është nënshkruar kur ishte në pushtet OBRM-PDUKM, ndërsa ministre e Punëve të Brendshme ishte Gordana Jankulloska. Sipas asaj marrëveshjeje, në Maqedoni është instaluar një makineri, e cila kur fotografohet dhe fut të dhënat duhet të printojë dokumentin dhe ka një kapacitet prej katër mijë pasaportash në ditë.

Penov shtoi se vonesa në nxjerrjen e dokumenteve me emrin e ri, pas ndryshimit të Kushtetutës, është për faktin se ligjet për ndryshimin e dokumenteve janë miratuar shumë më vonë.

“Njëri ligj u miratua në dhjetor 2020, ndërsa tjetri në qershor 2021. Ka arsye objektive për atë vonesë, si kriza e koronës, zgjedhjet, por vonesa ishte kryesisht për shkak të debatit nëse një maqedonas duhet të shkruajë atje, apo një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ka pasur edhe propozime nga partitë shqiptare për përkatësinë etnike”, tha Penov.

Ai shtoi se pasaportat e para me Republikën e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht filluan të lëshohen në korrik të vitit 2021.

Ai shtoi se dikush po krijon qëllimisht histeri dhe probleme për të revoltuar qytetarët.

“Para kësaj kishim një deklaratë nga ish-ministri Spasovski se kush nuk arrin t’i ndryshojë dokumentet, shteti nuk do t’i krijojë probleme për qarkullimin e brendshëm”, tha Penov.

Sipas tij, MPB-ja ka tre javë që drejtohet nga OBRM-PDUKM-ja, por gjendja me dokumentet nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments