11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeQytetarët në tërë Evropën po i raportojnë fqinjët e padëgjueshëm në polici

Qytetarët në tërë Evropën po i raportojnë fqinjët e padëgjueshëm në polici

Disa ditë para ditëlindjes së tij të 58-të dhe pas një muaji vetëizolim, koreografi Luciano Mattia Canitto ka humbur durimin.

“Porosi të gjithë sherifëve dhe luftëtarëve të natës që bërtasin nga tarracat. Pse nuk po e shfrytëzoni këtë energji që t’ua thoni ndonjë fjalë inkurajuese njerëzve”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Luciano, transmeton Telegrafi.

Disa ditë më herët vëllai tij, mjek në Toskanë të Italisë, ishte nisur për në punë kur dikush nga tarraca bërtiti: “Idiot! Qëndro në shtëpi”.

“Vëllai më punon 12 orë në ditë në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19, në vendin më të rrezikshëm në botë”, ka deklaruar Luciano për EuroNews.

Javëve të fundit janë publikuar video të ndryshme që shfaqin kryetarët e qyteteve italiane që kanë dalë nëpër rrugë që t’i “poshtërojnë” qytetarët që kanë dalë nga shtëpitë, derisa më shumë se 40 mijë tjerë janë dënuar për shkelje të masave të izolimit.

Megjithatë, për këtë nuk po kujdesen vetëm policia dhe autoritetet lokale që të respektohen masat e vëna për shkak të pandemisë së coronavirusit. Në mbarë Evropën qytetarët e rëndomtë kanë marrë këtë rol, madje kanë fituar emrin: “policia e tarracës”.

Në Britani të Madhe të paktën gjashtë stacione policore kanë hapur linja të veçanta telefonike për raportimin e fqinjëve të padëgjueshëm, por gjëra të tilla po ndodhin edhe në vendet ku masat e kufizimit të lëvizjes nuk janë edhe aq të ashpra, ku qytetarët u bëjnë thirrje fqinjëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Jasmin Baum dhe “cimerja” e saj për plotë tre ditë nuk kishin dalë nga apartamenti i tyre në Hamburg, kështu të shtunën e kaluar vendosën të dalin, por gjithmonë duke iu përmbajtur rregullave të distancës sociale.

Por, edhe pse në Gjermani nuk vlen ndalimi i plotë i lëvizjes, që do të thotë se njerëzit mund të dalin të shëtisin, vrapojnë apo të dalin për të bërë “shoping”, në momentin që ato dolën nga apartamenti dikush filloi të bërtet nga tarraca:”Shikoji ato, po shëtisin derisa të tjerët po qëndrojnë nëpër shtëpi. Jeni idiotë. Për shkak të njerëzve sikur ju, të tjerët po sëmuren”.

Nganjëherë vërejtjet u shkojnë edhe në rrjete sociale, e nuk janë të kursyer as fytyrat publike. Natalie Benett, deputete e të Gjelbërve, i është tërhequr vërejtja se duhet të qëndrojë në shtëpi, pasi në Twitter kishte shkuar se është kthyer nga Parlamenti. Por edhe pse e vetëdijshme që shoqëria është nën “stres të madh” dhe se po frikësohen, megjithatë konsideron se në këto momente njerëzit duhet të jenë më të afërt dhe të sjellshëm me njëri-tjetrin.

“Mendoj se të gjithë duhet të provojmë të jemi të sjellshëm, të bëjmë vepra të mirë dhe të tregojmë maturi”, ka shtuar ajo. /Gazeta inFokus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments