15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmePër 4 ditë janë mbyllur 48 restorante, presione dhe pezullim nga puna,...

Për 4 ditë janë mbyllur 48 restorante, presione dhe pezullim nga puna, punëtorët të kenë kujdes çfarë nënshkruajn

Pronarët e objekteve hotelierike edhe më tej janë shkelësit më të mëdhenj të masave të Qeverisë, te të cilët inspektorët, edhe përkundër ndalesës, kanë konfirmuar se punojnë si zakonisht. Për vetëm 4 ditë, 48 objekte hotelierike janë mbyllur ndërsa është ndaluar edhe përdorimi i 215 aparateve për kafe. Apelohet të mos përdoren as aparatet për ujë, si transmetues të mundshëm të koronavirusit. Këto janë një pjesë e dënimeve të shqiptuara pas kontrolleve të inspektorëve për respektimin e masave qeveritare kundër shpërndarjes së virusit të ri. Kryetarja e Këshillit inspektues, Magdalena Filipovska Grashkoska, tha se nga gjithsej 3 908 kontrolle nga të gjithë 6 inspektoratet, të kryera nga 2 deri më 5 prill, është konstatuar se në përgjithësi masat respektohen, por se një pjesë i shkel.

“Për fat të keq një pjesë e objekteve hotelierike në mjediset rurale vazhdojnë të shkelin masat qeveritare. Gjatë kryerjes së këtyre mbikëqyrjeve inspektuese nga ana e Inspektoratit të tregut, janë mbyllur 48 objekte hotelierike në më shumë qytete dhe vendbanime në vend”, tha Magdalena F. Grashkoska, Kryetare e Këshillit Inspektues.

Në periudhën e fundit ka edhe presione të rritura dhe shkelje e të drejtave të punëtorëve. Një pjesë e madhe e tyre ankohen se ndaj tyre ka presione dhe se u japin të nënshkruajnë vendime për pezullim nga puna, e disave u ofrohet marrëveshje puna me orar të shkurtër, përkatësisht angazhim për disa orë. TV21 pyeti njeriun e parë të Inspektoratit të punës, Alajdin Havziun, se a kanë konstatuar inspektorët parregullsi.

“Po, për fat të keq kemi disa ankesa të tilla dhe veprohet për të gjithë në përputhje me ligjin. Por, apeloj deri te të punësuarit të bëjnë kujdes çfarë nënshkruajnë. Mund të paraqiten në Inspektoratin e punës në çdo kohë, në çdo njësi rajonale, numrat e inspektorëve tanë janë të theksuar dhe ata lajmërohen në thirrje dhe mund t’i konsultojnë. D.m.th. të mos nënshkruajnë diçka që nuk dinë dhe më pas të kenë pasoja”, tha Alajdin Havziu, Drejtor i Inspektoratit të punës.

Inspektorët në terren kanë konstatuar se në krahasim me kontrollet e mëparshme, kanë vërejtur se ka rritje më të vogël  të çmimit të limonit. Mbikëqyrjet kryhen edhe në markete dhe tregjet e gjelbra, ndërsa te 15 mishtore është konstatuar se nuk respektohen kushtet higjienike në përputhje me pandeminë. Nuk ka shkele të masave nëpër barnatore, çmimet e barërave nuk janë rritur ndërsa respektohet edhe distanca nga ana e qytetarëve gjatë blerjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments