9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeQEVERIA ZVICERANE SHPALLI MASAT E REJA KUNDËR KORONAVIRUSIT,MAQEDONIA E VERIUT HIQET NGA...

QEVERIA ZVICERANE SHPALLI MASAT E REJA KUNDËR KORONAVIRUSIT,MAQEDONIA E VERIUT HIQET NGA LISTA E SHTETEVE ME RREZIK TË LARTË

Në takimin e sotëm, Këshilli Federal ka vendosur për marrje masash më të ashpra dhe të cilat do të vlejnë në të gjithë Zvicrën, me qëllim marrjen nën kontroll të përhapjes së koronavirusit.

Gjatë gjithë ditës së sotme, publiku në Zvicër ka qenë në pritje të njoftimit nga ana e Këshillit Federal për masat e paralajmëruara, që do të merreshin, për frenimin e koronavirusit, i cili, sidomos gjatë ditëve të fundit, ka marrë një përmasa shqetësues, shkruan albinfo.che.

Pas disa shtyrjeve, në fund u konfirmua nga qeveria se konferenca për media do të mbahet, me fillim në orën 16.15.

Në konferencë, publikut po i drejtohen, presidentja federale, Simonetta Sommaruga,  ministri i shëndetësisë, Alain Berset dhe ministri i ekonomisë, Guy Parmellin.

Në takimin e sotëm, Këshilli Federal ka vendosur për marrje masash më të ashpra dhe të cilat do të vlejnë në të gjithë Zvicrën, me qëllim marrjen nën kontroll të përhapjes së koronavirusit. Shumica e masave zbatohen nga e enjtja, 29 tetor dhe nuk janë të kufizuara në kohë, njoftohet nga burimet qeveritare, transmeton albinfo.ch.

Siç ishte paralajmëruar, diskotekat dhe sallat e vallëzimit do të mbyllen, baret dhe restorantet do të mund të punojnë më së shumti deri në orën 23:00. Në restorante dhe bare, në një tryezë mund të ulen maksimumi katër persona, me përjashtim të familjeve me fëmijë.

Po ashtu me masat më të reja ndalohen të gjitha ngjarjet me më shumë se 50 persona, si dhe aktivitetet e kohës së lirë sportive dhe kulturore me më shumë se 15 persona, përcjell albinfo.ch.

Asambletë e parlamentit dhe të komunave janë të përjashtuara nga këto ndalesa. Demonstrimet politike dhe mbledhja e e nënshkrimeve për referendume dhe iniciativa janë gjithashtu të mundshme.

Detyrimi për mbajtje të maskës ësht zgjeruar: Maska tani duhet të vihet edhe në ambientet e jashtme të mjediseve dhe bizneseve, si dyqane, vende aktivitetesh, restorante dhe bare ose tregjet javore dhe ato të Krishtlindjeve.

Detyrimi për maskë zbatohet gjithashtu edhe në ambiente të jashtme gjegjësisht në zonat e këmbësorëve dhe kudo ku nuk mund të sigurohet distanca e kërkuar në hapësirat publike. Tani e tutje maska duhet të mbahet edhe në shkolla nga niveli i mesëm i lartë. Detyrimi për maskë zbatohet gjithashtu në vendet e punës, përveç nëse mund të ruhet distanca midis stacioneve të punës, për shembull në zyra individuale.

Fëmijët deri në 12 vjeç, njerëzit që nuk mund të mbajnë maskë për arsye mjekësore dhe të ftuar në restorante dhe bare kur janë në tryezë përjashtohen nga detyrimi për maskë.
Nga e hëna, 2 nëntor, universitetet gjithashtu do të duhet të heqin dorë nga mësimi në klasë.
Në mënyrë që të përcaktohet infeksioni me Covid-19, përveç testeve të përdorura tashmë (teste PCR), nga 2 nëntori 2020 mund të përdoren gjithashtu edhe testet e shpejta të antigjenit. Kjo mundëson testim më të gjerë dhe më të shpejtë të popullatës.

Këshilli Federal ka përshtatur edhe pragun për vendosjen e shteteve dhe zonave në listën e karantinës, si dhe përjashtimin nga detyrimi i karantinës për udhëtarët e biznesit. Ndryshimi do të hyjë në fuqi më 29 tetor 2020, përcjell albinfo.ch. Me ndryshimin e urdhëresës, në listën e karantinës do të vendosen vetëm shtetet dhe zonat, incidenca e të cilave është më shumë se 60 më e lartë se incidenca në Zvicër.

Qeveritarët, në konferencë janë përballur edhe me pyetje kritike të gazetarëve. Veç tjerash, ata kanë drejtuar kritika se Qeveria Federale është vonuar te paktën një javë me marrjen e këtyre masave. Por, sipas zonjës Sommaruga, nuk ka pasur vonesë dhe kjo kohë ka qenë e nevojshme për të bërë konsultimet e nevojshme me kantonet.

Në mbledhjen e stome të Këshillit Federal zviceran është vendosur për marrje masash më të ashpra dhe të cilat do të vlejnë në të gjithë Zvicrën, me qëllim të kontrollit më të madh të përhapjes së koronavirusit. Shumica e masave do të aplikohen nga e enjtja, 29 tetor, përcjell Shtegu.

Belgjika, Republika Çeke, Andorra dhe Armenia: Këshilli Federal tani i klasifikon vetëm këto katër vende si dhe tre zona në Francë, si rajone në rrezik në lidhje me koronavirusin. Qeveria ka ndryshuar kriteret e saj. Ndërsa në këtë listë nuk janë shtetet ballkanike, ndër të cilat Maqedonia e Veriut, Kosova, etj.RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments